Asllan Kërtusha ishte një tip mjaft i njohur për policinë e qytetit të Durrësit pasi rezulton me precedentë të mëprashëm penal. 

Në gusht të vitit 2010 kur ishte vetëm 24-vjeç në atë kohë 24 vjeç, ai kundërshtoi me dhunë patrullën e policisë për të cilën ra në pranga dhe u arrestua pasi në gjendje të dehur në lokalin e një shtetasi tjetër, kishte nisur të thyente gota, shishe dhe karrige në lokal, duke prishur qetësinë publike.

Në maj të vitit 2014 Kërtusha së bashku me Denis Shtrazën , Ilia Shtrazën dhe Miklovan Lazritë gjithë nga Durrësit janë arrestuar në flagrancë, pasi nën efektin e alkoolit kanë shkatërruar një lokal në lagjen nr.1 të qytetit ndërkohë që Kërtusha së bashku me Denisin dhe Ilian kanë goditur me mjete të forta Miklovan Lazri dhe pronarin e lokalit P.B., 48 vjeç, duke iu shkaktuar dëmtime, të cilat u klasifikuan në kategorinë e plagosjes së lehtë. 

asllan kertusha

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)