TIRANE- Dritan Lamaj ka lindur me 15 prill të vitit 1971 në qytetin e Beratit. Ai ishte i martuar baba i një vajze. Prej rreth 20 vitesh është punonjës i policisë së shtetit. Ai ka ushtruar detyrën e shefit të policisë kufitare në Gjirokastër, shef i krimeve në policinë e Tepelenës, shef i antiterrorit në policinë e Tiranës, shef i seksionit te krimeve në disa komisariate në kryeqytet etj dhe deri pak kohe me pare shef I komisarisatit numer 6 ne tirane. Ndërsa deri dje mbante postin e specialistit të policimit ne komunitet në drejtorinë e policisë së Shtetit.

Në kohën që mbante postin e shefit të Komisariatit nr 6 në Tiranë, Dritan Lamaj ka pasur përplasje me disa biznese në zonën e Kombinatit. Në shtator të vitit 2012 biznesmeni Arben Frroku e ka akuzuar publikisht Lamajn se kishte përdorur dhunë ndaj personit të tij. Sipas biznesmenit Frroku ai është dhunuar egërsisht me grushta dhe shkelma nga Lamaj.

Pas këtij rasti që u bë publik në media ka pasur edhe një protestë nga Lëvizja Shqipëria Re kundër shefit të Komisariatit nr.6 Dritan Lamaj. Qindra protestues të veshur me flamurin kombëtar, i bënë thirrje më 28 tetor në kryeministrit dhe Ministrisë së Brendshmëm të shohin faktet që sipas tyre dëshmojnë dhunën dhe të shkarkonin Lamajn nga Detyra. Ndërsa më 2 Nëntor drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit Hysni Burgaj firmosi shkarkimin nga detyra të Dritan Lamajt.
alma lamaj
(Foto: Alma Lamaj, bashkëshortja e Dritan Lamajt pranë makinës ku iu vra i shoqi, 24 shkurt 2013 )

(sg/shqiptarja.com)