Kryekomisar Adem Haxhi Tahiraj ka lindur më 1 shtator 1963, në Kërrnajë të Tropojë. Me banim në Tiranë është i martuar dhe babai i dy vajzave dhe i një djali, Tahiraj me arsim të lartë, ka një karrierë të gjatë në strukturat e Policisë së Shtetit, në radhët e të cilës ka punuar prej mbi 20 vite.

Si rezultat i përkushtimit profesional ka përmbushur me sukses detyra të vështira në strukturat e Policisë së Shtetit dhe për këtë në vitin 2008 ka fituar dhe Gradën Kryekomisar. Në momentin kur u vra mbante postin e shefit të Komisariatit të Shijakut.

Adem Haxhi TAHIRAJ


Datëlindja: 01-09-1963

Vendlindja: Kërrnaj, Tropojë

Gjendja Civile: I martuar

Kombësia: Shqiptare

Arsimimi

Arsim i Lartë (DND)

DETYRAT
- Sektori i Policisë Kriminale

- Shef grupi (njësie) në njësinë operative, Drejtoria kundër krimit të organizuar, në Departamentin e hetimit të krimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

- Shef Njësie në njësinë operative në forcën e posaçme në Drejtorinë kundër krimit të organizuar, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

- Shef njësie dhe specialist: njësia operative në forcën e posaçme.

- Shef komisariati: Komisariati i Policisë Shijak nga 02.09.2011.
(sg/shqiptarja.com)