Kush ishte Martti Ahtisaari, 'babai' i Pavarësisë së Kosovës?

Kush ishte Martti Ahtisaari, 'babai' i Pavarësisë së Kosovës?

Martti Ahtisaari lindi më 23 qershor 1937 në Viborg. Ai ishte një politikan finlandez, president i dhjetë i Finlandës, laureat i Çmimi Nobel për Paqe, diplomat i Kombeve të Bashkuara. Ai ishte gjithashtu i dërguari special i OKB-së për statusin e Kosovës.

Në vitin 1973-1976 ai u emërua ambasador në Tanzani, ndërsa në vitin 1977 u emërua Komisionar i Kombeve të Bashkuara për Namibinë dhe më pas përfaqësues special i sekretarit të përgjithshëm për këtë vend që do të çonte drejt pavarësisë në vitin 1990, në krye të një misioni të OKB-së.

Në fillim të viteve 80′ ai u riaktivizua në diplomacinë finlandeze, deri në emërimin e tij në vitin 1987 në postin e ndihmëssekretarit të përgjithshëm të OKB-së.

Vitet 1990 shënojnë kthimin e tij në Evropë dhe fillimin e një aktiviteti të gjerë dhe të palodhur diplomatik në favor të paqes në Ballkan. Nga shtatori i vitit 1992 deri në prill të vitit 1993, ai drejtoi grupin e punës të Konferencës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, në Bosnje-Hercegovinë.

Në korrik të vitit 1993, ai u emërua këshilltar special i Konferencës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, para se të zgjidhej këshilltar special i OKB-së në ish-Jugosllavi.

Megjithëse erdhi në krye të presidencës së vendit të tij në vitin 1994 për një periudhë gjashtëvjeçare, ai mbeti shumë aktiv në arenën ndërkombëtare.

Në vitin 2006, Ahtisaari do të mbikëqyrte si i dërguar special i OKB-së bisedimet mes serbëve dhe kosovarëve lidhur me statusin përfundimtar të Kosovës.

Më 24 korrik 2006, i emëruari i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Martti Ahtisaari, në mënyrë të suksesshme solli në tavolinë udhëheqësit kryesorë të Kosovës dhe Serbisë në takimin e parë të nivelit të lartë për procesin e statutit të Kosovës në Vjenë, po ashtu të quajtur “takimi i elefantëve”.

Derisa palët detajuan pozitat e qëndrimeve të tyre, takimi u vlerësua si i suksesshëm në kuptimin që i mblodhi për herë të parë udhëheqësit kryesorë të Prishtinës dhe Beogradit në një vendtakim.

S.S/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 17/10/2023 09:31

    NGUSHELLIME FAMILJES...RESPEKTE

    Përgjigju
  • Qobani: 16/10/2023 18:15

    Rrespekt dhe dashuni për shpirtin e tijë,urojm edhe nji rilindje për kët burr paqsor

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Ambasadat amerikane në Shqipëri dhe Kosovë vlerësojnë Kadarenë: Kontributet i tij ka lënë gjurmë në botë

Ambasadat amerikane në Shqipëri dhe Kosovë vlerësojnë Kadarenë: Kontributet i tij ka lënë gjurmë në botë