Vladimir Hysi, i cili humbi jetën tragjikisht sot në lagjen nr.13 te Shkëmbi i Kavajës, në Durrës, ka shërbyer si Ministër i Rendit Publik i Shqipërisë në periudhën e qeverisë teknike, dhjetor 1991 – 13 prill 1992.
Qeveria teknike e cila zgjati 5 muaj, kryesohej nga Vilson Ahmeti si Kryeministër. Kjo qeveri organizoi zgjedhjet e 22 marsit dhe u largua pas fitores së PD.
Kryeministri Ahmeti afroi në kabinetin e tij ekspertë të ekuilibruar politikisht që edhe pse kishin qëndrime pro apo kundër një pale, ishin jo militantë.
Ndër ta spikat Ylli Çabiri, ministër i Tregtisë ishte socialist, por jo anëtar i PS-së.
Alfred Moisiu, ministër i Mbrojtjes ishte pranë PD-së, por jo një militant i thekur.
Ndërsa ministri i Rendit, Vladimir Hysi mbahet mend për hapjen e gazetës “Albapol” me kryeredaktor Naim Zoton që u bë një media shumë e suksesshme dhe e pavarur sidomos në mbulimin e kronikës.
Ndaj tij, në vitin 1996, pushteti i kohës inicioi një procedim penal për "krime kundër njerëzimit", "shpërdorim detyre" dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.
Akuza për të cilat, ai u dënua me 1.5 vjet burg nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit ndërsa Gjykata e Kasacionit atëherë i hodhi poshtë akuzat duke e shpallur të pafajshëm.
Prej kësaj kohe, Vladimir Hysi u shkëput nga jeta politike.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO