TIRANE- Brenda pak viteve janë vënë në akuzë për korrupsion disa gjyqtarë, ku vetëm në 9 muaj të 2015 në pranga kanë përfunduar dy të tillë. Ndërsa hetimet vijojnë edhe për disa gjyqtarë të tjerë, që janë këllëzuar penalisht nga qytetarët.

Gjyqtarët e proceduar për korrupsion gjatë këtyre viteve janë Rasim Doda, gjyqtari i Sarandës i arrestuar dhe tashmë i marrë i pandehur, Parashqevi Ademi, gjyqtarja e Lezhës e arrestuar dhe tashmë e marrë e pandehur, Qani Hasa, gjyqtari i Elbasanit i akuzuar për korrupsion, por që me pas dosja e tij u mbyll në gjykatë, Shtjefën Lleshi, kryegjyqtari i Pukës që tashme rezulton i dënuar me 3 vjet burg, gjyqtarja e Krimeve të Rënda Marsela Balili është akuzuar për korrupsion dhe marrë e pandehur, por më pas ka fituar pafajësinë në gjykatë.