I pyetur nga gazetari Ilir Babaramo nëse ka dijeni për "peshqit e mëdhenj" që do arrestohen në janar, sipas paralajmërimeve të ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, presidenti Ilir Meta u shpreh se të gjithë presin funksionimin e ligjit dhe drejtësisë. 

Meta u përgjigj përmes batutës se nuk i përket shenjës së ujorit që t'i dijë "peshqit e mëdhenj" për të cilët flet ambasadori amerikan. "Nuk kam asnjë dijeni. Të gjithë presin që ky sistem të funksionojë në mënyrë të pavarur dhe profesionale. Nuk mund të komentoj. Për më tepër që nuk jam shenja e ujorit që t'i di peshqit", tha Meta.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com