Policia e Shtetit kërkon ndihmën e publikut në kapjen e 8 personave të konsideruar si “8 të më rrezikshmit” e qarkut Vlorë. Policia e shtetit, njofton se këta persona janë të dënuar përjetë ose me 25 vite burg. Listën e 8 vlonjatëve më të kërkuar e kryeson i dënuari me burg përjetë për vrasje Gëzim Memeti. Sokrat Rudo, është një tjetër i dënuar përjetë për vrasje sikurse edhe Pali Gjergji, edhe ky i dënuar me burgim të përjetshëm.
Lista e më të kërkuarve nga Vlora vijon me emrat e Gazmend Nebiut, Nexhip Rexhos, Xhevair Jonuzit Apostol Buçajt dhe Dritan Rexhepajt që të gjithë të dënuar me 25 vite burg për vrasje. Vlonjati Dritan Rexhepi është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai njihet si mjeshtri i arratisjeve dhe është i dënuar për vrasjen e dy policëve.
Në vitin 1999 Rexhepi u hetua dhe më pas u akuzua për vrasjen e policëve Arben Keqi e Durim Kasmi në vitin 1998 në Fushë-Krujë, ku së bashku me të u akuzuan edhe disa persona të tjerë. Prej më shumë se një dekade Rexhepi ka qenë në listën e më të kërkuarve por ai ka mundur të arratiset si nga burgjet italiane ku ishte duke vuajtur një dënim, si dhe të shmangë arrestimin nga autoritetet spanjolle, belge, e britanike, për t’u kapur vetëm në vitin 2014 në Ekuador.
Ai kishte arritur të arratisje nga komisariati i Durrësit, ku ishte ndaluar në vitin 2006, dhe në vijim Rexhepi është arratisur edhe nga burgjet në Itali e Belgjikë, duke u kthyer në një prej personave më të kërkuar nga Interpoli. Gazmend Nebiu është gjetur fajtor në vitin në vitin 2009, për vrasjes me paramendim të disa personave, të pjesë marrjes në bandë të armatosur, të vrasjes për shkak të cilësive të veçanta, të vjedhjes me dhunë dhe të mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake.
Apostol Kozma Bucaj, është dënuar me 25 vjet burg nga Gjykata e Vlorës me akuzën “Vrasje me dashje” të shtetasit Foto Mërtiri në datën 7 janar 1994. Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Vlorës e dha vendimin e këtij dënimi me 24 nëntor 2008. Kjo është hera e parë kur policia rendit në një listë të vetme 8 persona për një qytet të caktuar të Shqipërisë dhe vjen në një kohë kur qyteti I Vlorës është tronditur nga disa vrasje dhe peng marrje personash.
Kush janë 8 të shumëkërkuarit?
Xhevdet Memeti, i dënuar përjetë për vrasje
Sokrat Rudo, i dënuar përjetë për vrasje
Pali Gjergji, i dënuar me burgim të përjetshëm
Gazmend Nebiu, i dënuar me 25 vite burg për vrasje
Nexhip Rexho, i dënuar me 25 vite burg për vrasje
Xhevair Jonuzi, i dënuar me 25 vite burg për vrasje
Apostol Buçaj, i dënuar me 25 vite burg për vrasje
Dritan Rexhepi, i dënuar me 25 vite burg për vrasje
Njoftimi i Policisë së Shtetit:
Telefononi Policinë në 112, në rast se keni informacion mbi vendndodhjen e tyre. Policia e Shtetit ju garanton anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike.
Ja 8 personat në kërkim me rrezikshmëri shumë të lartë, në qarkun Vlorë, të dënuar me burgim të përjetshem, dhe me 25 vjet burg. Policia e Shtetit fton cilindo që ka djeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike.
Hahahahahhahahaahahha nar musten je i madh legjenda e vlores
PërgjigjuNe Vicidol i keni.
PërgjigjuKeni aruar nar musten
PërgjigjuPo ky Bucaj a nuk u arrestua edhe u ekstradua ne Greqi per te vuajtur denimin?! Alla alla...
Përgjigju