Humbja e jetës së Raphael Dwamenas në fushën e lojës ka bërë që shumë medie evropiane të ngrejnë shqetësimine lojtarëve që ende janë në aktivitet dhe mund të kenë probleme me zemrën, që në fund rezultojnë fatale për jetën.
Mediet evropiane kanë treguar futbollistët që kanë ndëruar jetë në fushë si pasojë e arrestit kardiak. Për shkak të një stresi të lartë fizik, siç sjell loja e futbollit, zemra mund të pësojë goditje dhe problemet me të ka raste që nuk mund të vijen re më herët.
Janë disa futbollistë që kanë pësuar goditje në zemër dhe kanë ndërruar jetë në fushë ose rrugës për në spital, teksa edhe ndihma e parë nuk ka rezultuar efikase.
Marc-Vivien Foe
Futbollisti kamerunez vdiq në vitin 2003 gjatë një ndeshje në Kupën e Konfederatave. Ai u rrëzua në fushë pa shenja të dukshme të dëmtimit, por më vonë u zbulua se kishte pësuar një goditje të rëndë në zemër. Ishte 28 vjeç.
Miklos Feher
Futbollisti hungarez vdiq në vitin 2004 gjatë një ndeshje në Portugali. Ai u rrëzua në fushë pas një goditjeje në zemër dhe nuk mundi të ringrihej. Ai ishte 24 vjeç.
Antonio Puerta
Futbollisti spanjoll ra në fushë pasi pësoi disa arreste kardiake në një ndeshje në Ligën e Kampionëve. Ai pësoi një kolaps në fushë dhe u diagnostikua me ndërprerje të rrjedhjes së gjakut në zemër. Ai vdiq më 28 gusht 2007 i prekur nga kardiomiopatia aritmogjene , tre ditë pasi pësoi kolapsin në fushë. Ai ishte 22 vjeç.
Phil O’Donnell
Futbollisti skocez vdiq në vitin 2007 gjatë një ndeshje në kampionatin skocez. Ai pësoi një kolaps në fushë dhe u zbulua se kishte një problem me zemrën. O’Donnell ishte 35 vjeç.
Endurance Idahor
Futbollisti nigerian vdiq në vitin 2010 gjatë një ndeshje në kampionatin e Libisë. Ai u rrëzua në fushë pas një goditjeje në zemër dhe nuk mundi të ringrihej. Ishte 25 vjeç.
Piermario Morosini
Futbollisti italian më 14 prill 2012, gjatë një ndeshjeje ndërmjet Pescara-s dhe Livornos, pësoi një arrest kardiak fatal në fushë. Ai ishte 25 vjeç dhe më vonë autopsia zbuloi se kishte një problem me zemrën.
Raphael Dwamena
Futbollist ganez ish-lojtar i Levantes dhe Real Zaragozas. Gjatë kontrolleve mjekësore atij iu konstatua një problem në zemër dhe për këtë arsye iu këshillua të mos luante më futboll. 28-vjeçari, golashënuesi më i mirë i Egnatias u rrëzua në minutën e 25 të ndeshjes, e më pas për shkak të gjendjes u dërgua drejt spitalit të Kavajës, ku dhe nuk ka mundur të mbijetojë. Ai vdiq më 11 nëntor në Shqipëri dhe shkak ishte një aritmi kardiake.