Kur bëhet fjalë për tradhti njerëzit duket se ndahen në shumë grupe. Ata që tradhtojnë fizikisht, ata që tradhtojnë mendërisht, por nuk marrin guximin kurrë ta bëjnë fakt të kryer, njerëzit që nuk e falin kurrë tradhtinë, ata që e falin, të tjerë që mendojnë se tradhtia emocionale dhe mendore është më e rëndë etj.

Nëse jeni në një lidhje dashurie, mund të mësoni si tradhton partneri sipas shenjës së horoskopit dhe cili motiv ju shtyn vetë ju drejt tradhtisë.

Bricjapi është shenjë moskokçarëse dhe hyn tek kategoria e njerëzve që tradhëtojnë fizikisht. Mund ta dashurojnë partnerin, por kjo nuk i ndalon së paturi një lidhje paralele. Ç’është më e keqja është se Bricjapi nuk e mendon dy herë se si ky veprim ndikon tek partneri apo lidhja e tyre.

Peshqit janë egoistë dhe dinë shumë mirë si ta manipulojnë situatën. Vështirë të kapësh një Peshk duke tradhtuar sepse janë shumë të kujdesshëm.

Dashi është një natyrë aventuriere dhe të tradhtuarit, përvojat e reja janë pjesë e aventurës së tyre. Ata nuk e mohojnë këtë gjë, ndaj mos e merrni shumë personale nëse ju tradhton një dash, sepse sipas atij ai e bën këtë për veten e tij.

Demi duket të jetë shenja më besnike e horoskopit sepse nuk tradhton kurrë, por nëse e bëjnë do të thotë që ata nuk ju dashurojnë më juve, por atë tjetrin/en. Pra kanë arsye të forta.

Binjakët tradhtojnë brenda rrethit shoqëror dhe preferojnë njerëzit e njohur si nga ata dhe partnerët e tyre, gjë që rrit rrezikun që këta të fundit të kapen.

Për Peshoret vlen e njëjta gjë. Janë mjeshtra të mashtrimit dhe mund të mbajnë disa partnere njëkohësisht pa ngjallur dyshime.

Shigjetarët e marrin tradhtinë si lojë dhe kjo gjë u duket argëtuese dhe sfiduese në të njëjtën kohë.