Nga burime të “Shqiptarja.com” mësohet se gjithashtu një rol mjaft të rëndësishëm pritet t’I besohet ish-rivalit të Bashës për kreun e partisë Eduard Selami. Kandidatit për kryetar mund t’I besohet një nga postet më të rëndësishëm në parti pas Bashës, ai i nënkryetarit ose i sekretarit të përgjithshëm.
Largimet
Nga të parët që priten të largohen është Arben Ristani, sekretari i përgjithshëm. Ristani pritet të largohet ndoshta edhe me vullnet të lirë nga posti numër 2 i PD-së. Ai ka shfaqur rezerva kundrejt lidereshipit të Bashës që në momentin ku u la i katërti në listën për deputetë në qarkun e Vlorës.
Ndonëse jo publikisht Ristani ia ka thënë kreut të PD-së pakënaqësinë, pasi edhe rezultati zgjedhor konfirmoi nxjerrjen e tij jashtë parlamentit, ku nuk arrit të rizgjidhet. Por jo vetëm kaq gjatë zgjedhjeve për kryetarin e PD-së, Ristani doli hapur kundër urdhrave të Bashës, duke kundërshtuar procedurën në të ciën u shkel statuti i partisë.
Një tjetër bashkëpunët i ngushtë i Bashë në 4 vitet e fundit Enno Bozdo rrezikon të humbasë beneficet e tij duke u larguar nga njëri prej posteve më të rëndësishme, atë të sekretarit organizativ në PD. Bozdo nuk u fut nga Basha në listën e deputetëve dhe nuk u pa fare në fushatën zgjedhore, edhe pse ai duhet të kishte një rol thelbësor në organizimin e fushatës për shkak të postit që mbante.
Të tjerë emra që mund të largohen nga postet qendrore të PD pritet të jenë edhe drejtuesit e departamente që dolën hapur kundër Bashës, ndër emra që veçohen: Zana Guxholli, Endira Bushati, Arben Skënderi, sekretarja për çështjet e rinisë Valbona Mezini.
Fshesa e largimeve në postet drejtues organizative dhe strukturore të PD pritet të përfshijë edhe emra të njohur që publikisht kanë kritikuar lidershipin demokrat si: Julian Deda, Kreshnik Çollaku, Fabian Topollaj. Po kështu kujtojmë se Tomor Alizoti drejues i departamentit për ish të përndjekurit politik ka dhënë vetë dorëheqjen.
Qëndrojnë
Ashtu siç e përmendëm pritet të marrë një post të rëndëishëm Eduart Selami, i cili me ristrukturimin e kupolës qendrore mund të jetë numri 2 i PD-së. Selami mund të emërohet nënkryetar ose sekretar i përgjithshëm i partisë.
Deputetja Dhurata Çupi pritet që të promovet ndjeshëm nga Basha. Çupi mund të vihet nga PD-ja si nënkryetare e Kuvendit një post që i takon opozitës. Porn ë një rast të tillë sipas statutit të PD-së ajo automatikisht bëhet nënkryetare edhe e partisë.
Grupin parlamentar të PD-së në Kuvend mund ta kryesojë Enkelejd Alibeaj ndërsa sekretar i këtij grupi mund të jetë ish-kryetari Eduart Paloka. Zëdhënëse e grupit parlamentar të PD-së mund të bëhet Grida Duma.
Ndërsa Edmond Spaho mund të jetë nënkryetar grupit parlamentar, por me shumë gjasa nuk do të mbajë më funksionin e nëkryetarit të Partisë.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
