Këshilli Federal i Prindërve në Gjermani foli qartë për rregullore të veshjes në shkolla, por Konferenca Federale e Nxënësve e kritikoi këtë propozim. Shkollat gjermane kanë probleme të tjera më të rëndësishme.
Kufizime për veshjen e nxënësve në Gjermani? Këshilli Federal i Prindërve në Gjermani ka propozuar rregulla që kufizojnë veshjet e shkujdesshme e të ekzagjeruara në shkollat gjermane.
"Ne u rekomandojmë shkollave të gjejnë konsesusin përmes rregullores së veshjes", tha kryetarja e këshillit, Christian Gotte për grupin mediatik gjerman, Funke. Një konsesus i tillë duhet të pasqyrohet më tej në rregulloren e shkollës, dhe një shkelje e rregullave do të kishte kështu pasoja. "Në një rast të tillë një nxënëse apo nxënës mund të dërgohet në shtëpi, që të vishet siç duhet", deklaron Gotte.
![]()
Ka prioritete të tjera!
Por Konferenca Federale e Nxënësve në Gjermani, BSK e ka kritikuar këtë propozim. "Ka probleme më emergjente që kërkojnë vëmendjen tonë", deklaroi sekretarja e përgjithshme e BSK, Wiebke Maibaum në Berlin. Cilësia e arsimit, pajisjet digjitale në shkolla dhe mbështetja e mësimdhënies janë prioritete parësore, bëri të ditur Konferenca e Federale e Nxënësve. BSK e respekton pozicionin e Këshillit të Prindërve, por "liria e arsimit dhe priorizimi i problemeve më akute në politikën arsimore janë me rëndësi vendimtare." Sipas BSK duhet një "balancë e mirëpeshuar e lirisë individuale dhe rregullave të përshtashme për shkollat".
Ashtu si nxënësit edhe Shoqata Gjermane e Mësuesve dhe Shoqata Arsim dhe Edukim i kundërshtuan rregullat e përcaktuara për veshjen në shkolla nga Këshilli Federal i Prindërve. Sipas kreut të Shoqatës së Mësuesve, Stefan Düll" ne në Gjermani për shkak të historisë sonë jemi të orientuar ndryshe nga liria, vetëvendosja dhe pjekuria". Dülls që u shpreh grupin mediatik gjerman, Funke tha, se veshja e lirshme, jo formale është "një trend shoqëror i përgjithshëm", por e qartë është që "shkolla nuk është as plazh dhe Fëmijët dhe të rinjtë rrezikohen nga pornogradfia në internet klub."
Ndërhyrje në të drejtën e vetëvendosjes?
Ndërsa Shoqata për Arsim dhe Edukim e quan vendosjen e rregullores së veshjes në shkolla si një ndërhyrje në të drejtën e vetëvendosjes së prindërve dhe fëmijëve, siç tha kryetari i saj, Tomi Neckov. Sipas tij, veshja e njësuar nuk zgjidh çështjen e padrejtësisë sociale. Familjet me të ardhura të pakta do të rëndoheshin më shumë.
Por sipas Gotte në shumicën e rasteve bëhet fjalë për "veshje të papërshtatshme, të shkujdesur, të grisur ose shumë të ekzagjeruar". Sidomos nënat përballen me diskutime mëngjeseve për veshjet e fëmijëve, tha Gotte, që e pranon se një rregull i përgjithshëm veshjesh në sistemin federal të arsimit të Gjermanisë është praktikisht i pazbatueshëm. Shkas për këtë debat në Gjermani është rregullorja e fundit në Francë. Aty presidenti Emmanuel Macron bëri fjalë së fundmi për një veshje të njësuar në shkolla./DW
Komente

