Kush po e ndot Gjanicën me naftë? Agjencia e Mjedisit monitoron shkarkimet e ‘Albpetrol’ dhe dy kompanive të tjera! Golemi: Shkak industria e vjetëruar

FIER-Kompanitë e naftës dhe fabrikat e vajit të ullirit që operojnë përgjatë rrjedhës së lumit Gjanica po inspektohen nga Agjencia e Mjedisit në Fier. Kompania shtetërore e naftës “Albpetrol” dhe ato private “Terra Oil” dhe “Al Global” dyshohet se shkarkojnë mbetjet hidrokarbure në Gjanicë, por kjo do të provohet me analizat e ujit në vend-shkarkim. Sakaq në sezonin e vjeshtës shtohen afro 10 fabrika të vajit të ullirit të cilat gjithashtu i derdhin mbetjet në lumë.

“Po kryejmë inspektime dhe po marrim kampionë të ujit në disa pika përgjatë rrjedhës së lumit.  Do të merren masat administrative në varësi të ndotjes dhe përgjigjes së analizave të ujit. Po inspektohen kompanitë e naftës dhe disa subjekte të tjera me leje mjedisore. Jemi fokusuar tek shkarkimet meqënëse aktualisht kemi një ndotje të tillë në lumin Gjanica”, tha kreu i ARM, Denis Vogli.

Nga ana tjetër, aktivisti Adriatik Golemi tha se inspektimet sporadike apo gjobat nuk e zgjidhin problemin e ndotjes. Sipas tij të gjitha institucionet janë në dijeni se industria e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës është e vjetëruar dhe asnjë kompani s'ka kapacitete të filtrojë hidrokarburet. 

“Kushdo që nxjerr naftë sot në Shqipëri e ka të pamundur të mos derdhë mbetjet në Gjanicë. Janë 600 mijë ton naftë që prodhohet në vit, por 6 milionë ton janë ujë! Ka kosto të lartë për t’i përpunuar ato ndaj derdhen të papërpunuara. Asnjë kompani nuk mund të nxjerrë naftë në Shqipëri pa shkelur ligjin! Për shembull kompania shtetërore "Albpetrol" i monitoron vete shkarkimet dhe e di problematikën, sepse industria e nxjerrjes së naftës është tejet e vjetër. Por shteti s'ka interes ta ndalojë prodhimin e naftës në vend sepse ajo përkthehet në të ardhura ekonomike".

Llumrat e naftës që derdhen në Gjanicë kalojnë në disa zona të banuara dhe derdhen në Adriatik, duke shkaktuar një ndotje të jashtezakonshme të mjedisit.  

R.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ani: 08/11/2024 08:16

    Po Bashkia e fjerit, ku i derdh ujrat e zez te popullates?

    Përgjigju
  • Mandi S.: 07/11/2024 15:50

    Deri dje akuzonit rafinerine e ballshit dhe mbase me te drejte.po sot qe ka vite ka shkuar per skrap kujt do ja vini fajin. E para e ka albpetroli me ate teknologji te amortizuar dhe firmat famtazma te tjera qe kane puset e naftes

    Përgjigju
  • ALB Patriot: 07/11/2024 14:37

    Ne lumin e Gjalices jane hedhur GJITHMONE mbeyje te perpunimit te naftes, prej shume vitesh, qe nga koha e diktatures.

    Përgjigju
    • Hajdari: 07/11/2024 17:42

      Para pak kohesh ishte nje shkrim,qe ne gjanice po rikthehesh peshku, gjynof si jan bo lumejte e shqiperise me lavatrice me thertore me ujna halesh edhe nafta ishte manget.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari