Kush rreh fëmijët humbet vendin
e punës,ja nisma nga tre deputetë

Kush rreh fëmijët humbet vendin<br />e punës,ja nisma nga tre deputetë
Kush dhunon fëmijët do të humbasë vendin e punës në çdo institucion dhe ent publik, në nivel qendror dhe vendor. Tre ligjvënëse të Parlamentit Shqiptar kërkojnë ndryshimin e ligjit të dekriminalizimit, duke zgjeruar kategoritë, që do të jenë subjekt i veprimit të tij, në kuadër të ashpërsimit të masave ndaj dhunuesve të fëmijëve.

Lajmi është konfirmuar për gazetën Shqiptarja.com nga deputetja e PDIU, Mesila Doda, e cila është edhe njëra nga iniciatoret e paketës ligjore, që do të dorëzohet në Kuvend, me shumë gjasa para përfundimit të këtij sesioni parlamentar. Deputetet Albana Vokshi, Majlinda Bregu dhe Mesila Doda do të depozitojnë në Kuvend një paktë ligjore, e cila përpos të tjerave parashikon pengimin për t’u emëruar dhe përjashtimin nga institucionet publike të personave që kanë keqtrajtuar fëmijët.



 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mjeku Roland Lama në ‘Klinika 24’: Kontrollet periodike tek Obstetër-Gjinekologu mund të shmangin shumë komplikacione për vajzat dhe gratë

Mjeku Roland Lama në ‘Klinika 24’: Kontrollet periodike tek Obstetër-Gjinekologu mund të shmangin shumë komplikacione për vajzat dhe gratë