Ervin Salianji ka reaguar pas deklaratës së Sali Berishës, i cili tha sot ser kushdo demokrat që frekuenton takimet e ish-deputetit, "i ka hesapet e mbyllura me PD-në".

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji thotë se kjo deklaratë e Berishës është dëshmia e qartë se problemi i Partisë Demokratike nuk është mungesa e mbështetjes, por mungesa e demokracisë.

Reagimi i plotë i Ervin Salianjit:

Uzurpatori ka shqetësim cilindo që e do Partinë Demokratike fituese,  për uzurpatorin ata janë problemi, e shqetësojnë në rehatinë e tij të bashkëqeverisjes me Ramën.

Problemi sot është është mentaliteti që kërkon bindje të verbër, përjashtim dhe frikë në vend të garës, debatit dhe meritës.

Deklarata e Sali Berishës se “kushdo që bashkëpunon me Salianjin s’ka punë me PD” është dëshmia e qartë se problemi i Partisë Demokratike nuk është mungesa e mbështetjes, por mungesa e demokracisë. Për mbeshtetje nuk pati guxim te përballeshim në garë!

Një parti politike nuk mund të funksionojë si pronë personale e askujt. Në një parti demokratike nuk përjashtohen njerëzit sepse mendojnë ndryshe, nuk shpallen armiq ata që bashkëpunojnë me kolegët e tyre dhe nuk vendoset besnikëria ndaj individit mbi interesin e partisë.

Demokratët nuk kanë nevojë për lista armiqsh, por për një projekt fitues që bashkon dhe jo përçan.

PD nuk do të bëhet shumicë duke përjashtuar demokratët. PD bëhet shumicë duke i bashkuar ata. Kjo është beteja dhe ne nuk do ti shmangemi deri në fund!


Lajmi kryesor:

Kuvendi/ Votohen ndryshimet në statutin e PD, zbehen ‘primaret’, kandidatët do futen në filtrin e një komisioni! Berisha sulm tjetër ndaj mediave dhe Ramës