POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Kush është sekseri i arrestuar në Elbasan, kandidati për deputet i LSI, i 'preferuari' i Kryemadhit

Policia e Elbasanit, në bashkëpunim dhe me Prokurorinë, goditën sot një rrjet të korrupsionit në Universitetin e Elbasanit ‘Aleksandër Xhuvani’, ku mes personave të arrestuar është dhe një emër i njohur për politikën.

Përveç dekanit të Fakultetit të Shkencave Humane dhe dy pedagogeve, mes të arrestuarve është dhe kandidati për deputeti i LSI në Qarkun e Elbasanit. Bëhet fjalë për Admirim Kalën, i cili u arrestua në rolin e sekserit.

Admirim Kala rezulton se ka qenë në listën e LSI si kandidat për deputet, ndërsa përflitej edhe si kandidaturë e mundshme e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, për kreun e Bashkisë së Gramisht.


(Emri i Admirim Kalës në listën e LSI)

(Admirim Kala)


Lajmi kryesor:

200 € për një provim, arrestohet dekani i Universitetit të Elbasanit dhe vartësit e tij


Komento