Qëlloi drejt protestuesve në 21 janar, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi jep 3 orë e gjysmë llogari në SPAK! Pyetet për rolin e Berishës e Bashës (VIDEO)

TIRANË- Në Prokurorinë e Posaçme në Tiranë puna për zbardhjen e një prej krimeve më të rënda në historinë e vendit, 4 vrasjet shtetërore të 21 janarit, është intensive ndërsa për rreth 3 orë e 30 minuta është pyetur këtë të martë një prej protagonistëve kryesorë, ish-kreu i Gardës në janarin e vitit 2011, Ndrea Prendi.

Ndrea Prendi, për të cilin është vërtetuar me vendim gjykate se me armën e shtetit i ka marrë jetën të paktën njërit prej të vrarëve Faik Myrtajt, nuk pranoi të jepte detaje për mediat para SPAK. Burime për gazetaren e Report Tv, Keti Banushi bëjnë me dije se Prendi ka pak ditë që ka mbërritur nga Kanadaja në Shqipëri. 

Do vini sërish në SPAK?

Ndrea Prendi: Sa herë të na thërrasin.

Për 21 janarin?

Ndrea Prendi: Për çdo gjë

Ish kreu i Gardës së Republikës në kohën kur Sali Berisha qeveriste është një prej personave kyç për zbardhjen e krimit shtetëror të 21 janarit, sidomos në drejtim të asaj që kërkon Gjykata e Strasburgut, kush urdhëroi vrasjet dhe të gjitha tentativat për pengimin e drejtësisë. Për zbardhjen e ngjarjes, sot SPAK mori në pyetje Prendin, i cili është pyetur mbi rolin e tij, përse u qëllua drejt protestuesve dhe rolin e Berishës e Bashës.

Në një audio të publikuar, të cilin familjarët e Aleks Nikës pritet ta dorëzojnë në prokurori, Prendi dëgjohet në komunikimin me vartësit e tij gardistë të flasë për urdhra për të qëlluar mbi protestuesit.

Vetëm një vit burg ka bërë Ndrea Prendi, pasi është dënuar 1 për vrasjen e Faik Myrtajt, që sipas drejtësisë së vjetër shqiptare ishte nga pakujdesia. Ai dyshohet se është vrasësi edhe i Aleks Nikës, familjarët e të cilit kërkojnë drejtësi prej 13 vitesh. Ndërkohë që pa autor mbetet edhe vrasja e Hekuran Dedës.

Vrasja e Nikës është pa autor pasi drejtësia shqiptare s’ka mundur të faktojë se nga cila armë u qëllua. Predha që iu hoq viktimës nga trupi në Turqi, ishte shtypur e dëmtuar në atë masë sa ishte bërë e pa ekspertueshme. Nga hetimet e prokurorisë, ka rezultuar se nga pistoleta ‘Beretta model 92-FS me numer P52796Z’, në përdorim nga Komandanti i Gardës asokohe Ndrea Prendi, është qëlluar 11 herë. Ndërkaq, vetëm një herë është qëlluar me pistoletën me armën në përdorim nga shoferi i Prendit. Sipas hetimeve, tyta e pistoletës së Ndrea Prendit është ndryshuar me tytën e pistoletës së shoferit të tij.

Pas Ndrea Prendit në shkallët e SPAK për të dhënë llogari për rolin e tyre me 21 janar pritet të paraqiten edhe ish Kryeministri Berisha dhe ish ministri i Brendshëm Lulzim Basha.

Prokuroria e Posaçme po heton 21 janarin si vrasje shtetërore ndërsa akuzat regjistruara janë shumë të rënda: “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim, “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës” kryer në bashkëpunim.

Drejtësia shqiptare ka dhënë vetëm 4 vite burg në total për 2 jetë të ndërprera, Faik Myrtajn dhe Ziver Veizin, në mes të bulevardit në demonstratën e 21 janarit, duke i konsideruar ato vrasje nga pakujdesia.

S.G/S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ZENUN HAJDAR REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 26/07/2024 09:10

    Mereni maskarain Ndrea Prendi dhe futeni nē burg tē pērjetshēm kriminelin ordiner. Po nē krye pēr tu futur nē burg ēshtē komonisti kryekriminel Sali Sheqer Bajga. Hajduter komplet si familje me nē krye sy peshkaqenin xen.

    Përgjigju
  • Polic #: 23/07/2024 22:56

    Mos harroni të thërrisni edhe drejtorin e atëhershëm të Policisë, Hysni Burgaj, që nuk zbatoi urdhrat ekzekutiv të Prokurorisë me justifikimin se kishin gabime drejtshkrimore...

    Përgjigju
  • ISH OFICER: 23/07/2024 18:32

    LËRENI SE AI ËSHTË I RRAHUT NGA RRUGAÇËT E SALIUT. TURP QË ËSHTË I MIRDITAS NË MOS GABOJ.PO TË KISH QËNË MALSOR ATË QË O NDËRRUAN TYTËN EKISHTE PËRDOR. AI KA HËNGUR TURPIN ME BUKË.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja