Të ftuarit kanë filluar të vijnë një nga një, duke nisur nga protagonistët e regjisë për Galanë e madhe, Albert Dedja dhe Dardana Bërdyna, artistë që kanë krijuar një teatër privat në Itali. Do të vijnë shkrimtari i njohur shqiptar me banim në Rumani, Ardian Kyçyku dhe Besa Myftiu, shkrimtare me banim në Zvicër.
Do të vijnë Vangjel Nina, violonçelist me banim në Greqi, Migen Begolli, violiniste me banim në Gjermani, Marsida Koni, pianiste, e cila ka një shkollë private në Perugia në Itali, , aktori Kasem Hoxha me banim në Gjermani etj. Ata që nuk munden të jenë fizikisht do të jenë të pranishëm në këtë natë gala përmes intervistave dhe inserteve të realizuara nga organizatorët e këtij spektakli, në disa vende ku jetojnë shqiptarët e përzgjedhur nga "Albanian Excellence".
Ndër ta do të jetë intervista me sopranon Orjana Kurteshi, realizuar në Paris, me pianisten Manjola Trebicka, piktorin Artur Muharemi, foto-modelen Alma Ajazi, tenorin Saimir Pirgu, artistin Kujtim Turkeshi, piktorin Armand Xhomo, intervista e realizuar në Tetovë me familjen Murtezani, Genc Tukiçin etj. Behxhet Pacolli do të vijë nga Kosova enkas për këtë mbrëmje dhe pritet të shpallet edhe President Nderi i qendrës "Albanian Excellence".
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com