TIRANË - Çdo kush që ka të drejtë të lëshojë kuponin tatimor dhe nuk e jep atë do të mbajë përgjegjësi administrative dhe në rast përsëritje do të ketë ndëshkim penal. Pas shqetësimit të ngritur nga deputetët socialist dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim një ditë më parë, se neni 13 i Kodit Penal i ndryshuar, ishte i paqartë në pikën se kush do të mbante përgjegjësi, administratori apo punonjësi, qeveria solli një tjetër formulim që parashikon të penalizim të personit që ka detyrimin e lëshimit të kuponit tatimor.
“Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore , moslëshimi i kuponit tatimor, dëftesës ose faturës tatimore , nga personi i cili ka detyrimin të lëshojë kuponin tatimor në momentin e transaksionit , kur më parë është dhënë masë administrative , përbën vepër penale dhe dënohet deri në tre vjet burgim” , ndryshohet neni 13.
Ndonëse opozita kërkoi që mosdhënia e kuponit të mbetet kundravajtje qeveria theksoi se nuk ka ndërmend të përkrah informalitetin.
“Moslëshimi i kuponit tatimor nuk mund të përbëjë krim, sepse nuk përbën krim në asnjë vend të Bashkimit Evropian edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh deputeti demokrat Eduard Halimi.
“Qeveria po i thotë jo informalitetit dhe nëse opozita ka vendosur që të mbrojë informalitetin le ta bëjë sot këtë dhe gjithë ditën. Ne nuk kemi ndërmend të tërhiqemi nga kjo histori sepse informalizëm është bërë ekonomia dhe çdo gjë tjetër në këtë vend, kemi arrtiru në këtë pikë, pikërisht për këtë shqiptarët janë të varfër
“Pyetja është shumë e thjeshtë, burg do të bëjë? Është fshehje të ardhurash edhe ai që nuk dorëzon kuponin tatimor për një byrek zonja ministre? Mbasi ka marrë një gjobë 5 milionë lekë të vjetra për kuponin e parë që nuk lëshoi, burg do të bëjë për të dytin ai? 3 qind lekë të vjetra kushton”, u shpreh deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.
Importimi, eksportimi apo tranzitimi i paligjshëm i mallrave të ndaluar ose të kufizuara që hyjnë e dalin në Republikën e Shqipërisë, i kryer me çdo mënyrë a mjet qoftë, dënohen me burgim deri në dhjetë vjet. Kontrabanda për mallrat e akcizës dënohet me 7 deri 10 vite burg . Tregtimi i mallrave kontrabandë dënohet nga 3 deri në 10 vjet burg
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?
-
Të drejtë
55%
-
Të gabuar
42%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 11905
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës
2 Tetor, 08:08
-
Zgjedhjet në SHBA/ Kandidatët përballen me njëri-tjetrin për postin e nënpresidentit
2 Tetor, 07:55
-
Lufta/ Izraeli bombardon dhe shkollën në Gaza, 9 të vdekur dhe 20 të plagosur! WAFA: Mes viktimave dhe 4 familjarë të gazetarit palestinez, vetë mbeti i plagosur
2 Tetor, 07:49
-
Lufta/ Irani lëshoi 200 raketa, IDF u përgjigjet, mbi 70 të vdekur në 24 orët e fundit në trekëndëshin Liban-Gaza-Izrael! Teherani: Do ju kthejmë në hi! Izraeli: Do godasim me gjithë forcën
2 Tetor, 07:36
-
Media italiane ‘Turisti per Caso’: Tirana një nga kryeqytetet më ‘cool’ të momentit
2 Tetor, 07:30
-
Vranësira kalimtare dhe temperatura deri në 29 gradë, parashikimi i motit
2 Tetor, 07:10
-
Shmangni diskutimet e panevojshme dhe kushtojini më shumë kohë partnerit...çfarë kanë parashikuar yjet për sot
2 Tetor, 07:04
-
Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal
1 Tetor, 23:30
-
Bota reagon pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit
1 Tetor, 23:02
-
Protesta e PD më 7 tetor, gazetarja Danjela Maloku: Pritet pjesëmarrje jo shumë e lartë! Do jenë militantët besnikë, qëllimi të imponohet me dhunë
1 Tetor, 22:45
-
Edi Paloka s'pranon të paguajë dëmet nga karriget e djegura në Kuvend: O farë e keqe, do t'ju zhdukim me çdo mënyrë
1 Tetor, 22:36
-
Zbardhet fatura e kripur, ja sa kushtojnë karriget e djegura! Paratë do mbahen nga rrogat e deputetëve
1 Tetor, 22:32