Kushi: Barazia gjinore dhe fuqizimi ekonomik i gruas, përgjegjësi për t’u çuar përpara

Kushi: Barazia gjinore dhe fuqizimi ekonomik i gruas, përgjegjësi për t’u çuar përpara

Ministrja e Arsimit Evis Kushi

Përmes një publikimi në rrjete sociale, Evis Kushi shkruan se ka zhvilluar një takim me përfaqësuese të shoqatës së njohur “Forumi i Gruas Elbasan”, më të cilat ka diskutuar për çështje që lidhen me barazinë gjinore dhe fuqizimin ekonomik të grave.

“Me Forumin e Gruas Elbasan, shoqatë e cila prej vitesh jep një kontribut shumë të rëndësishëm në mbështetjen dhe rehabilitimin e grave viktima të dhunës në familje dhe në vështirësi ekonomike. I falenderoj për bisedën e lirë që bashkë me Briseidën zhvilluam rreth çështjeve kryesore që ndikojnë drejtpërdrejt në emancipimin e shoqërisë tonë nëpërmjet rritjes së barazisë gjinore dhe fuqizimit ekonomik të grave” -  shprehet Ministrja Kushi.

Ndërkohë, ajo bën edhe një apel të fortë për sa i përket forcimit të mëtejshëm të grave e vajzave në vendimmarre:

“Në vazhdim të hapave të ndërmarra deri më tani, forcimi i mëtejshëm i grave e vajzave në politikë e vendimmarrje është një përgjegjësi që duhet çuar akoma më përpara nga të gjitha institucionet dhe aktorët e përfshirë!” – apelon Znj. Evis Kushi.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën