TIRANE- Partia Socialiste do të jetë e kujdesshme që në zgjedhjet brenda partisë që do të zhvillohen deri në dhjetor, të mos kandidojnë apo të zgjidhen persona të inkriminuar. Në një intervistë për “Shqiptarja.com”, deputetja e PS-së nga qarku i Elbasanit, Evis Kushi, shprehet se të zgjedhurit do të jenë personat me integritetin më të lartë në komunitet.
Si anëtare e Komisionit të Ekonomisë, Kushi vlerëson se lufta ndaj informalitetit, po kthen konkurrencën e ndershme mes bizneseve. Sipas saj, ky operacion do të ketë edhe efekte për buxhetin e shtetit duke rritur të ardhurat, e rrjedhimisht, duke mundësohen më shumë investime për çerdhet, shkollat, spitalet, rrugët dhe të gjitha shërbimet publike për qytetarët në të katër anët e vendit.
/Shqiptarja.com