Kushi nga një familje në Elbasan: Tashmë të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare publike do t'i përfitojnë librat falas

Kushi nga një familje në Elbasan: Tashmë të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare publike do t'i përfitojnë librat falas

Ministrja e Arsimit Evis Kushi te familja në Elbasan

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi dhe Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja kanë dorëzuar në mënyrë simbolike librat shkollorë tek tre fëmijët e një familjeje në Elbasan.

"Patëm kënaqësinë t’u dorëzonim tekstet shkollore falas tre fëmijëve në familjen e Fatmir Sinanit, baba i binjakëve Xhuel dhe Nuel në klasën e dytë, dhe Sevit nxënëse në klasën e nëntë, shkruan Ministrja Kushi në statusin e saj në rrjetin social.

Ajo më tej shprehet se këtë vit nisma "Librat Falas" u zgjerua edhe me klasat 8 dhe 9, duke i pajisur kështu me tekste shkollore të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare. Së bashku edhe me 16 kategoritë në nevojë nga klasat 10-12, numri i nxënësve përfitues në total është 280 mijë.

Ministrja ka bërë të ditur se duke filluar që nga data 1 shtator, tekstet shkollore do të shpërndahen për të gjithë nxënësit në të gjitha shkollat e vendit.

Ndërkohë, ministrja Kushi gjatë vizitës nuk ka lënë pa përmendur rëndësinë e vaksinimit për mbarëvajtjen e procesit mësimor.

"Shpresojmë që ky vit shkollor të jetë një vit normal, pasi pjesa më e madhe e mësuesve janë vaksinuar,"-shprehet Kushi.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë