Kushi pret homologen e saj nga Kosova: Vijojmë bashkëpunimin shumë të mirë në fushën e Arsimit dhe Shkencës

Kushi pret homologen e saj nga Kosova: Vijojmë bashkëpunimin shumë të mirë në fushën e Arsimit dhe Shkencës

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi priti homologen e saj nga Kosova, Arbërie Nagavci Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth vijimit të bashkëpunimit shumë të mirë në fushën e Arsimit dhe Shkencës, si dhe punës intensive për zbatimin e plotë dhe efikas të marrëveshjeve të deritanishme mes dy vendeve.

“Me shumë kënaqësi prita sot homologen time nga Kosova, Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci, e cila vizitën e saj të parë zyrtare si ministre e zhvilloi në Shqipëri”- shkruan ministrja Kushi në facebook.

“Synimi ynë i përbashkët është thellimi i bashkëpunimit me takime të përbashkëta jo vetëm në nivel ministror apo qeveritar, por edhe në nivel të institucioneve tona arsimore, me trajnime për mësuesit, shkëmbim eksperiencash për mësues e nxënës, aktivitete shkencore e konferenca për studentë e pedagogë, si dhe angazhimin tonë për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë” – shprehet Kushi.

Ndërkohë, në shkollën 9-vjeçare “Misto Mame” në Tiranë, e cila është e binjakëzuar me shkollën “Pavarësia” në Prishtinë, Ministrja Kushi dhe Ministrja Nagavci zhvilluan një takim dhe bashkëbisedim me mësues nxënës, si dhe me disa drejtues shkollash të cilat kanë projekte binjakëzimi me shkolla të ndryshme në Kosovë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Fier/ 16- vjeçarja vetplagoset me armë zjarri, ende nuk dihet shkaku

Fier/ 16- vjeçarja vetplagoset me armë zjarri, ende nuk dihet shkaku