TIRANË- Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka pritur në ambientet e Ministrisë së Arsimit përfaqësues të Bankës Bortërore në kuadër të bashkëpunimit në fushën e arsimit në Shqipëri.
Përmes një postimi në 'Facebook', Kushi shpreh mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Banka Botërore i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë në shumë fusha. Teksa njofton se gjithashtu është diskutuar për bashkëpunimin që do të ketë me Bankën Botërore për proritet e arsimit 2021-2026.
"Kënaqësi e veçantë të takohesha sot me Znj. Fadia Saadah, Drejtore e Zhvillimit Njerëzor në Bankën Botërore për Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri, si dhe Z. Emanuel Salinas, Menaxher i Bankës Botërore për Shqipërinë. Gjatë takimit, shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Banka Botërore i ka dhënë dhe i jep vendit tonë në fusha të shumta, si dhe diskutuam rreth bashkëpunimit tonë të mëtejshëm në kuadër të prioriteteve të Strategjisë Kombëtare të Arsimit 2021-2026", shkruan Kushi.