Ministrja e Arsimit, Evis Kushi përmes një videomesazhi në rrjetin e saj social Facebook ka uruar nxënësit, studentët dhe pedagogët për vitin e ri 2021.
“Fjalët dhe falënderimet nuk mjaftojnë për të shprehur mirënjohjen time të thellë, njëkohësisht edhe mirënjohjen e gjithë shoqërisë shqiptare për ju mësues të dashur që nuk u lodhët dhe nuk u tërhoqët për asnjë moment nga puna në vijën e parë të sakrificës, edhe pse fatkeqësisht humbëm disa nga njerëzit tanë të dashur”, ka thënë Kushi.
Ajo ka shprehur mirënjohjen edhe për nxënësit të cilët janë përballur më së miri me vështirësitë e pandemisë dhe pasojat e saj në arsim. Ajo ka kërkuar prej tyre të vazhdojnë të ruajnë frymën solidare e të angazhohen maksimalisht në ndjekjen e mësimit “online” deri në një vendim nga Komiteti i Ekspertëve që i hap dritën jeshile leksioneve nëpër auditorë.
Ajo nuk ka lënë pa uruar edh sportistët, duke vënë në dukje se për ata ka qenë edhe më e vështirë të realizonin objektivat e tyre.
“Ndërkohë, më lejoni të ndaj me secilin prej jush urimin tim më të sinqertë për një Vit të Ri më të mbarë se ky vit që po lëmë pas, me më shumë shëndet e begati në çdo familje e me më shumë suksese në çdo hap tuajin. Gëzuar me zemër dhe përqafime”, shtoi ajo në fund.
Lajmi kryesor:
Politika uron shqiptarët/ Rama: Të keqen e lamë pas, të mirën e kemi para! Basha: 2021 viti i ndryshimeve! Punonjësit e Bashkisë Tiranë, kërcim në emër të jetës
J.GJ./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kush do të fitojë zgjedhjet në bashkinë e Kukësit?
-
Halilaj i PS
65.6%
-
Vata i BF
25.6%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 793
Lajme të tjera
-
McGonigal i shpjeguar në një foto!
23 Shtator, 17:42
-
'Tirana Youth Run’ për herë të parë në pistën e re të atletikës, Stërmasi: Tani kemi shtëpinë tonë
23 Shtator, 13:25
-
“Bimët e tokës shqiptare i kthyen në produkte luksi! Kanë klientë nga Franca në SHBA deri në Japoni!” Historia e dy motrave Ada dhe Mikena
23 Shtator, 11:10
-
Hapi ekspozitë në New York, Rama zbulon si e kontaktoi galeria prestigjoze në SHBA, Rama: Mendova se po tallen
23 Shtator, 10:10
-
McGonigal pranoi fajësinë se mori 225,000 dollarë nga Agron Neza, reagon Basha: Rama e Berisha na vunë nën sulm, por e vërteta doli
23 Shtator, 08:04
-
Fjala e Ramës në KS, ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB: Merr notë shkëlqyeshëm, i dha një përgjigje dinjitoze diplomatit rus
22 Shtator, 22:09
-
'Farsë tragjikomike', debati i Ramës me ambasadorin rus në OKB tërbon Kremlinin
22 Shtator, 17:56
-
Opozita shqiptare dhe Rusia në një zë kundër Ramës: Shkeli rregullat duke mbrojtur Zelenskyn nga agresori
22 Shtator, 17:01
-
'Ndalni luftën dhe Zelensky s'flet para jush!' Lavrov mesazh Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së pas deklaratës së Ramës në KS
22 Shtator, 15:03
-
Basha takon banorët e pronarë të bizneseve të vogla në Sauk: Biseduam për situatën ekonomike
22 Shtator, 15:02
-
NATO: Shqipëria mbështet zyrtarisht anëtarësimin e Ukrainës
22 Shtator, 10:58
-
Disa përfundime lokale të oborrit tonë nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit
22 Shtator, 07:49