Rusia ka pranuar të marrë pjesë në bisedime shumëpalëshe me vendet evropiane, sipas të dërguarit të presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner. Në deklaratat e bëra gjatë samitit të “Koalicionit të Vullnetmirëve” në Berlin, Kushner foli edhe për garancitë e sigurisë që po diskutohen për Ukrainën, duke thënë se ato do të bazohen te neni 5 i Traktatit të NATO-s.
“Rusia ka pranuar të marrë pjesë në një format shumëpalësh me evropianët. Rusia dhe Evropa duhet të rifillojnë të flasin me njëra-tjetrën. Nuk e kanë bërë këtë prej katër vitesh. Çdo garanci sigurie për Ukrainën do të bazohet te neni 5 i Traktatit të NATO-s. Besoj se kemi arritur që rusët të ndihen të qetë me këtë koncept..Besoj se presidenti është i hapur ndaj kësaj perspektive, por duhet të jetë në interes të Amerikës, sepse dhënia e një garancie sigurie të bazuar te neni 5 është një angazhim shumë i madh për ne”, theksoi Kushner
Ndërkohë, kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se Evropa është e gatshme të bisedojë me presidentin rus Vladimir Putin, por kërkoi që negociatat të zhvillohen në një vend neutral.
“Sigurisht që jemi të gatshëm të flasim me Rusinë. Duhet të gjejmë një vend neutral. Është e qartë se duhet të flasim me njëri-tjetrin, sepse duam një zgjidhje diplomatike””, tha Merz.
Nga ana tjetër, presidenti francez Emmanuel Macron theksoi se përpara çdo marrëveshjeje paqeje duhet të zgjidhet çështja e garancive të sigurisë për Ukrainën.
“Nuk i kemi ndërprerë kontaktet me palën ruse. Kemi qenë gjithmonë në kontakt me autoritetet ruse, nëse mund ta them kështu. Ukraina po reziston në një situatë kritike. Kemi nevojë për garanci sigurie. Më pas duhet të trajtohet çështja e territoreve dhe vetëm pas kësaj paqja. Duhet t'i trajtojmë çështjet sipas rendit të duhur”, deklaroi Macron nga Berlini.
Lajmi kryesor:
Kievi sulmon Putinin: Terrorist! Trump telefonon 'Koalicionin e Vullnetmirëve' në Berlin: Pse po i jepni miliarda të tjera Ukrainës? Kushner: Rusia ka pranuar bisedime me Evropën









