Jared Kushner, dhëndri dhe i dërguari i presidentit amerikan Donald Trump, e ka cilësuar “shumë produktiv” takimin e zhvilluar këtë të enjte me kancelarin gjerman Friedrich Merz dhe këshilltarin e tij për sigurinë kombëtare, Günter Sautter.

Në një postim në rrjetin X, Kushner bëri të ditur se i kishte informuar përfaqësuesit gjermanë mbi bisedimet e Trump në Kinë dhe përpjekjet e fundit për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë.

“Vazhdojmë të punojmë në koordinim të ngushtë me Gjermaninë, Ukrainën dhe partnerët tanë evropianë për të përafruar qëndrimet dhe për t'u përgatitur për raundin e ardhshëm të negociatave”, shkroi ai.

Kushner e cilësoi Merz si “një mbështetës të fortë të paqes në Ukrainë dhe të një aleance të qëndrueshme euroatlantike”, duke vlerësuar angazhimin dhe bashkëpunimin e tij për t'i dhënë fund “kësaj lufte të tmerrshme” dhe për të ndërtuar një të ardhme të sigurt e të begatë për Ukrainën dhe Evropën.


Lajmi kryesor:

Nis samiti i 'Koalicionit të Vullnetmirëve' në Berlin, mbi 30 liderë diskutojnë për Ukrainën! Von der Leyen: Vetëm të fortë arrijmë një paqe të drejtë