Ditën e Martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 9 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 18 m/s.

Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-4 ballë.