Edhe gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të vijojnë kushtet e paqëndrueshme atmosferike me kthjellime dhe vranësira që herë pas here do të sjellin edhe reshje shiu afat-shkurtër.
Në zonat malore verilindore dhe juglindore, shirat do të jenë në formë rrebeshi. Ndërsa në zonat bregdetare priten vetëm reshje të pakta shiu. Gjatë natës vendi do të mbetet nën ndikimin e vranësira të dendura dhe shirave të izoluara në pjesën më te madhe të territorit.
Temperaturat e ajrit do të jenë konstante gjatë orëve të mëngjesit por pritet të rriten në mesditë duke u luhatur në vlerat ditore nga 11 deri në 30 gradë celcius.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtim permanent Verior duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.