Kushtet e punës, klinikat dentare
nën kontroll çdo vit

Të gjitha klinikat dentare dhe laboratorët klinikë, dentarë dhe mikrobiologjikë do të kontrollohen çdo vit nga Inspektorati Shtetëror i Punës në lidhje me kushtet fizike që ata plotësojnë, aparaturat dhe licencat që janë për to, si dhe licencimin e mjekëve dhe stafeve që punojnë në këto klinika. Inspektimi i parë është kryer gjatë vitit të kaluar.

“Gjatë 2015 janë kryer 1379 inspektime ambulatore në të gjithë vendin. Nga kontrollet e kryera në 263 laboratorë ka rezultuar se një pjesë e mirë e tyre kishin mungesë të drejtuesit teknik”, thuhet në dokumentin zyrtar të analizës vjetore të ISHSH-së. Sipas këtij të fundit sa i përket kabineteve dentare janë kryer 1116 inspektime me një aktivitet të përqendruar në Tiranë. U konstatua mungesa e lejes së ushtrimit të.

Problematika të tjera të hasura në këto subjekte ka qenë edhe mungesë e licencimit të aktivitetit, mungesë të kontratave për evadimin e mbetjeve spitalore dhe mungesë në dokumentacion. “Gjatë inspektimeve konstatuam mungesën e kontratave për evadimin e mbetjeve, mungesën e licencave nga zyra e mbrojtjes së rrezatime për grafitë dentare, si dhe mungesë dokumentacioni të lejeve higjieno-sanitare, akt-miratime dhe certifikata të dezinfektimit.

Janë marrë masat administrative deri në 200 mijë lekë për moszbatimin e detyrave” pohojnë inspektorët e ISHSH-së. Sipas drejtuesve të këtij institucioni kjo është hera e parë kur një institucion në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë kryen kontrolle mbi mënyrën e funksionimit të tyre. Gjatë periudhës në vazhdim specialistët e ISHSH-së do të vazhdojnë kontrollet në të gjithë vendin, ku sektor kryesor do të jenë sërish kabinetet dentare pasi kanë edhe numrin më të madh në të gjithë vendin, për shkak se ky sektor është tërësisht privat. Po kështu në kontroll do të hyjnë edhe Të gjitha klinikat, poliklinikat dhe qendrat shëndetësore. 

Kontrollet 
Inspektimet ambulatore tek klinikat dentare dhe laboratorët kishin të bënim me kushtet fizike të mjedisit, organizimin dhe menaxhimin , aparaturat dhe pajisjet si dhe menaxhimi i të dhënave dhe informacioni. 


 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Miqësoret/ Liverpool mrekullon me lojën dhe mposht Sevillan, Juventusi mundet nga Atl. Madrid! Interi paqe 1-1 në Londër ndaj Chelsea, 'zhduket' Broja