Kushtet e reja, Basha kërkon të
marrë në dorë qeverinë teknike

Kushtet e reja, Basha kërkon të<br />marrë në dorë qeverinë teknike
Pas kthimit nga Samiti i Partive Popullore në Maltë, kreu i PD-se Lulzim Basha ka ashpërsuar tonet ndaj qeverisë, duke theksuar se nuk do të pranojë krijimin e një qeverie teknike fasadë, në çastet e fundit.

“Sot dua t’u them se; nuk kanë asnjë shans, zero shans, që ne të pranojmë një qeveri teknike kukull sepse në këtë betejë nuk jemi për veten tonë, sepse në këtë betejë nuk jemi për karriget tona, në këtë betejë nuk jemi për fatin e partisë sonë, por për fatin e të gjithë shqiptarëve të ndershëm dhe ne as nuk kërkojmë as nuk do të pranojmë një qeveri teknike fasadë. Çastin e fundit, për t’u hedhur hi syve shqiptarëve për mashtruesin që nuk di të lexojë Kushtetutën, po na lexoka rezolutën e partisë sonë, se punë tjetër nuk ke dhe lexon rezolutën e partisë sonë, po të them se të është vënë kryqi në Francë në gjoks, po në Maltë ta kanë vënë kryqin në kokë, të gjitha vendet anëtare të BE-së”, u shpreh kreu demokrat.

PD ka mbështetjen e ndërkombëtarëve
Sipas Bashës, ndryshe nga çfarë pohoi Rama apo transmetuan mediat, opozita mori mbështetje nga aleatët europianë për kërkesat e saj për të garantuar zgjedhje te lira.

Basha ka shtuar dhe kërkesat për daljen nga kriza, ku veç qeverise teknike, deklaron se para zgjedhjeve do te behet edhe largimi i te gjithë krimineleve nga politika. Sipas Bashës, nga ish-shefi i Europol do të marrë një platformë për te marrë shenjat e gishtave të të gjithë politikanëve dhe të bëhet evidentimi i të gjithë atyre me precedentë penalë.

“Dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme do të thotë në radhë të parë zbatim deri në një i ligjit për dekriminalizimin. Nga Malta kthehem me garancitë e një miku të hershëm, drejtorit të Përgjithshëm të EUROPOL-it, me bazë në Hagë, Rob Wainwright, të cilit i kam kërkuar një protokoll special bashkëpunimi, që do të vërtetojë, jo për një muaj, as për një javë, por brenda ditës shenjat e gishtave të kriminelëve politikanë dhe politikanëve kriminelë. Me Rrosh, e me Bush, e me gjithë sa jeni nuk keni parë asgjë akoma!”, u shpreh Basha. 
 
Gjatë diskutimit të tij me pedagogët, Basha u shpreh se kjo qeveri ka rënë moralisht dhe së është i bindur se do të ketë të njëjtin fat edhe juridikisht.

Kjo protestë, tha kryedemokrati Basha, nuk do te marre fund deri ne realizimin e qëllimit te saj kryesor për qeveri teknike, ku e cilësoi ndarjen e krimit nga pushteti si një luftë për jetë a vdekje.

Basha- Ramës: Franca ta vuri kryqin në qafë, Malta në kokë
"Franca ta ka vendosur kryqin në qafë, Malta ta ka vendosur në kokë, sepse vendet europiane e dinë se e ke mbushur Shqipërinë me kanabis", kështu është shprehur Basha për dekorimin me urdhrin e Komandant i Legjionit të Nderit të kreut të qeverisë Rama. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Egli Progës, Karabina: Policia tentoi ta manipulojë, ngjarja dëshmon degradimin e shtetit! Të hetohen organet kompetente

Vrasja e Egli Progës, Karabina: Policia tentoi ta manipulojë, ngjarja dëshmon degradimin e shtetit! Të hetohen organet kompetente