Tre javë nga heqia e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima, Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin dhe argumentat që larguan nga parlamenti deputetin e Vlorës.
Report Tv ka siguruar një kopje të vendimit me nr 32 datë 03.06.2016 dhe në 16 faqe gjykatësit argumentojnë arsyet se përse i hoqën mandatin Kokëdhimës përfshirë dhe argumentin kundër të anëtarit Sokol Berberi.
Në këto argumente renditen aktiviteti tregtar i deputetit me fondet publike në shoqërinë që ai ishte aksioner si dhe përfitimi i fondeve publike nga buxheti i shtetit.
Në pikën 22 të vendimit janë dhe 11 kontratat të cilat penalizuan Kokëdhimën dhe çuan në humbjen e mandatit të deputetit.
“Sipas akteve të administruara në gjykim rezulton se edhe pse deputeti Koço Kokëdhima është shpallur fitues në datën 02.08.2013, të ardhurat nga kontratat e lidhura nga shoqëria “Abissnet” sh.a. kanë vijuar edhe pas kësaj date:
03.12.2013 (komuna e Petrelës); 31.12.2013 (Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut); 16.01.2014 (Avokati i Popullit); 17.01.2014 (komuna e Petrelës); 22.01.2014 (Shtëpia e të Moshuarve Fier); 22.01.2014 (Dogana e Pogradecit); 24.01.2014 (komuna e Prezës); 27.01.2014 (Bashkia e Elbasanit); 28.01.2014 (komuna e Rrashbullit); 04.02.2014 (Ndërmarrja e Shërbimeve Publike Fier); 05.02.2014 (Bashkia e Durrësit).
Për rrjedhojë, Gjykata vlerëson se nga data kur është shpallur deputet (02.08.2013) deri në datën e tjetërsimit të aksioneve të tij në shoqërinë “Abissnet” sh.a. (06.02.2014), Koço Kokëdhima ka qenë në kushtet e papajtueshmërisë, së pari, për shkak të zhvillimit të aktivitetit tregtar të shoqërisë ku ai ishte aksionar i vetëm me fonde që burojnë nga buxheti i shtetit dhe, së dyti, për shkak të përfitimit të fondeve nga buxheti i shtetit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO