Marrëveshja e Asosacionit ka nevojë për përmirësime, por nuk do të anulohet. Është ky vendimi i Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen e Qeverisë së Kosovës të nënshkruar në Bruksel për krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.
Në aktgjykimine gjatë që Gjykata Kushtetuese e quan "Dokument mbi Parimet për Themelimin e Asociacionit të Komunave serbe", sqarohet se janë tre nene që bien ndesh me Kushtetutën, konkretisht neni 3, 7 dhe 12.
"Themelimi i Asociacionit/bashkësisë është bërë pjesë e sistemit të brendshëm juridik", thuhet në këtë aktgjykim, duke e konsideruar këtë në përputhje me Kushtetutën e vendit.
Disa prej parimeve nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës së Kosovës.
Me ketë Aktgjykim nuk kërkohet anulimi i marrëveshjes për Themelimin e Asociacionit të Komunave serbe, por kërkohet që në dekretin për themelimin e Asociacionit, si dhe ne statutin e këtij asociacioni të përmirësohen lëshimet e bëra.
Ky aktgjykim duhet të shërbejë si referenca kryesore për statutin e ardhshëm të Asociacionit. Përpiluesi i statutit duhet të mbështetet tërësisht mbi këtë aktgjykim, gjatë përpilimit të dokumentit të radhës.
Ishte presidentja Atifete Jahjaga e cila kërkoi nga Gjykata Kushtetuese shqyrtimin e themelimit të asociacionit. /Gazeta Express/
/Shqiptarja.com