TIRANE- Në fillim Kushtetuesja ka rrëzuar kërkesën e PD për pezullimin e aktit normativ për ligjin e nëpunësit civil duke lënë të kuptohet se do ketë një rrëzim tërësor dhe të ankesës që kërkonte ta shpallte antikushtetues në tërësi ligjin. Vendimi u lexua nga kreu i Gjykatës, Bashkim Dedja, duke treguar solemnitetin e kësaj gjykate.
Para vendimit të gjykatës, përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso ka theksuar se akti normativ shpërfill Kuvendin dhe cenon pavarësinë e pushteteve, ndërsa shtoi se akti ka hedhur poshtë një ligj të miratuar me shumicë të cilësuar në Parlament.
Ndërsa përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave, Edlira Jorgaqi, ka kërkuar rrëzimin e kërkesës së PD-së për aktin normativ, pasi sipas saj nuk është e mbështetur në ligj. Sipas saj, qeveria ka të drejtë të miratojë një akt normativ me fuqinë e ligjit dhe ky akt është miratuar dhe në Kuvend.
Pas vendimit, ka reaguar edhe deputeti i PD, Eduard Halimi, që tha se qeveria u bë qesharake në parashtrimin e kërkesës para Kushtetueses, ndërsa ishte optimist për një vendim të drejtë nga Gjykata pas shqyrtimit të çështjes në themel. Dhe optimizmi i ministrit të Drejtësisë, Halimi doli i vërtetë.
Shkrimi u publikua sot (05.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com