Kushtetuesja:Mandati i Kokëdhimës 
  më 23 nëntor, PD padit Kuvendin

Kushtetuesja:Mandati i Kokëdhimës <br />  më 23 nëntor, PD padit Kuvendin
TIRANE - Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë me 23 nëntor kërkesën ankimore të Partisë Demokratike për konstatimin si të papajtueshëm të ushtrimit të mandatit të deputetit Koço Kokëdhimën. 

“GJykata vendosi që ta pranojë kërkesën për të marrë pjesë si subjekt i interesuar deputeti Koço Kokëdhima në seancë dhe të shtyjë seancën gjyqësore me datë 23 Nëntor ditë e Hënë ora 10:00” - tha kryetari Bashkim Dedja.

Avokati i deputetit kërkoi që të ishte palë në këtë proces, kërkesë kjo që u kundërshtua nga Partia Demokratike. Avokati Ivi Kaso tha se çështja është shqyrtuar në themel nga Kuvendi dhe vendimi i këtij institucioni sipas tij është në kundërshtim me kushtetutën.

“Dhe për sa kohë Kuvendi i Shqipërisë është i përfaqësuar dhe mbi të gjitha për sa kohë objekti kryesor i kërkesës tonë është kundërshtimi i vendimarrjes abuzive të Kuvendit të Shqipërisë çmojmë se nuk janë rrethanat për të pranuar dhe palë të tjera të interesuara”, - tha avokati Kaso.

“Deputeti Koço Kokëdhima është kërkuar me kërkesë drejtuar kësaj gjykate që të marrë pjesë në gjykimin kushtetues me cilësinë e subjektit të interesuar”- tha avokati i deputetit.

Në korrik të këtij viti PD i’u drejtua Gjykatës Kushtetuese duke kundërshtuar vendimin e Kuvendit për mosdërgimin në kushtetuese të çështjes. Neni 70 i Kushtetutës parashikon që deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari tjetër fitimrurëse nga buxheti i shtetit, dhe se në rast se shkelet ky parashikim i këitj neni, Kuvendi i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Në kërkesën e tyre demokratët shprehen se maxhoranca me forcën e kartonëve nuk e çoi këtë çështje në Kushtetuese.

Redaskia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Ja si do të duket pas rikonstruktimit shkolla 9-vjeçare ‘Demokracia’ në Durrës

FOTOT/ Ja si do të duket pas rikonstruktimit shkolla 9-vjeçare ‘Demokracia’ në Durrës