Kushtetuesja ndahet mes Gjykatës
së Lartë, Kuvendit dhe Presidentit 

Kushtetuesja ndahet mes Gjykatës<br />së Lartë, Kuvendit dhe Presidentit 
Formula e përbërjes së Gjykatës Kushtetuese ka ndryshuar tërësisht me projektligjin e ri për këtë institucion hartuar nga komisioni për reformën në drejtësi. Me ligjin aktual, 1. Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë, të cilët emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit. Gjyqtarët emërohen për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi, nga radhët e juristëve me kualifikim të lartë dhe me përvojë pune jo më pak se 15 vjet në profesion. Përbërja e Gjykatës Kushtetuese përtërihet çdo 3 vjet në një të tretën e saj, sipas procedurës së caktuar në këtë ligj.  Kryetari i Gjykatës Kushtetuese emërohet nga radhët e anëtarëve të saj nga Presidenti i Republikës, me pëlqimin e Kuvendit, për një periudhë prej 3 vjetësh, me të drejtë riemërimi brenda mandatit të gjyqtarit.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare