Asnjë gjyqtar nuk ka garuar për t’u bërë pjesë e Gjykatës Kushtetuese edhe pse ishin 30 ditë në dispozicion në garën e hapur nga Gjykata e Lartë.
Report Tv ka mësuar ekskluzivsht nga burime pranë Gjykatës së Lartë se asnjë gjyqtar nuk ka depozituar formularin e aplikimit pas thirrjes së bërë më 5 tetor 2018.
Faksimilja i përket thirrjes së bërë më 5 tetor nga Gjykata e Lartë ku kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori kërkonte “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, në cilësinë e Kryetarit të Gjykatës së Lartë, shpall hapjen e procedurës së aplikimit të kandidatëve që dëshirojnë të konkurrojnë për këtë vend vakant. Afati i pranimit të kërkesave të kandidatëve, është 30 ditë nga data e publikimit të këtij njoftimi”.

Njoftimi i kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori ku bëhej thirrje për të aplikuar në vendet bosh për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese

Njoftimi i kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori ku bëhej thirrje për të aplikuar në vendet bosh për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese
Ky refuzim i gjyqtarëve për t’u bërë pjesë e sistemit të ri të drejtësisë dhe zhbllokimit të ngërçit në Gjykatën Kushtetuese i shtohet atij të prokurorëve të cilët prej afro 1 muaj nuk aplikojnë për t’u bërë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Më herët Report Tv ka zbardhur dhe ngërçin e krijuar në KLP ku pas thirrjes së kryeprokurores Arta Marku drejtuar vartësve të saj për të aplikuar në KLP ata nuk i janë përgjigjur.
Kjo thirrje e drejtuar gjykatësve për t’u bërë pjesë e Kushtetueses mes një sërë kriteresh kishte parashikuar për herë të parë dhe atë të kalimit me sukses të procesit të Vettingut si dhe 15 viteve eksperiencë në fushën e jurispondecës si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose jurist i lartë.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A merr fund kriza në PD me zgjedhjen e kryetarit të ri më 29 korrik?
-
Po
16.7%
-
Jo
78%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 1248
Lajme të tjera
-
25 vite burg për arratisjen e bujshme nga burgu në Greqi, Ilir Kupa rrëzohet nga Kushtetuesja! Kërkoi heqje të dënimit
29 Maj, 13:18
-
Yuri Kim takon kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj: SHBA do të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi
25 Maj, 14:42
-
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, kopshtari i dënuar përjetë kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë
24 Maj, 11:28
-
Kërkon lirimin nga burgu, Gjykata e Korçës merr kompetencën për shqyrtimin e çështjes së Zani Çaushit
20 Maj, 10:47
-
Fshehu pasurinë, SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kreun e Kushtetueses, Bashkim Dedja! I pari gjyqtar i shkarkuar nga vettingu për të cilin kërkohet dënim
19 Maj, 11:53
-
Historia e 'Like Floririt' që u rikthye nga Rama në fushatë, pretendimet e Berishës për vjedhjen e thesarit nga Meta, dosja në Gjykatën e Lartë pas 23 vitesh
13 Maj, 19:37
-
110 vite Gjykatë e Lartë/ Kim: Mos mendoni se me ikjen time, do bllokohet reforma në drejtësi! Hohmann: S’ka integrim në BE pa drejtësi cilësore
10 Maj, 10:03
-
110 vjetori i krijimit të Gjykatës së Lartë/ Çelet ekspozita ‘Drejtësia në sytë e një piktori’! Qëndron e hapur për qytetarët në 5 dhe 6 maj
5 Maj, 17:22
-
Raporti/ 16 vite për gjykimin e një dosje në Apelin e Tiranës, në Gjykatën e Lartë nis ulja e ‘malit të çështjeve’
5 Maj, 09:01
-
Del Procesverbali/ Nazif Bezhani: Dosja e Rustem Gjatës si spiun i UDB është shumë e madhe! Gramoz Ruçi: Pse Berisha e zgjodhi në Kushtetuese?
2 Maj, 16:32
-
VKM për ndërtimet pa leje, Kushtetuesja pranon shqyrtimin e kërkesës! PD: Të shfuqizohet, cenon të drejtën e pronës! Bardhi: Favorizon oligarkët
2 Maj, 10:23
-
Ndryshon ligji / Rritet me 350 mijë lekë paga bazë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si nisi beteja pas një gabimi në llogaritje nga Ministria e Financave
27 Prill, 16:15
Ky hajdut vazhdon te jete ne funksionin e kryetarit te gjykates se larte?????????????? Ku eshte gjykimi I tij??????? Turp te njejtit fytyra.
PërgjigjuVeshtire ta kuptosh.Jane te gjithe te korruptuar pa dallim!
Përgjigju