Kushtetuesja nuk njeh koalicionin
paszgjedhor, mandatohet Thaçi

Kushtetuesja nuk njeh koalicionin<br />paszgjedhor, mandatohet Thaçi
Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin në lidhje me kërkesën e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga për mandatarin e formimit të qeverisë.
 
Në bazë të vendimit të Kushtetueses presidentja Jahjaga duhet të mandatojë kreun e PDK-së, Hashim Thaçi si lider të partisë që fitoi më shumë vota në zgjedhjet e 8 qershorit.

Në vendim thuhet shprehimisht që presidentja duhet t’i propozojë Kuvendit kandidatin për kryeministër të nominuar nga partia ose koalicioni që ka numrin më të madh të vendeve në Kuvend.
 
Në rast se kandidati i propozuar nuk merr votat e mjaftueshme, presidenti emëron kandidatin tjetër për kryeministër, pas konsultimit me partitë ose koalicionet që kanë marrë votat e nevojshme.
 
Po ashtu, nuk përjashtohet mundësia që Presidentja të vendosë t’i japë partisë ose koalicionit të parë, mundësinë të propozojë kandidatin tjetër për kryeministër.
 
Kështu, Gjykata Kushtetuese nuk njeh marrëveshjen post-zgjedhore PDK-LDK-NISMA, duke i dhënë mundësinë Thaçit të formojë qeverinë e re të Kosovës.

Vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese në PDF

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri