Kushtetuesja rrëzoi padinë e opozitës për Portin turistik të Durrësit, Meta: Gjykata u pozicionua në krahun e Rilindjes, shkelje e Kushtetutës

Kushtetuesja rrëzoi padinë e opozitës për Portin turistik të Durrësit, Meta: Gjykata u pozicionua në krahun e Rilindjes, shkelje e Kushtetutës

Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar Kushtetuesen se është e anuar nga ana e socialistëve pasi sipas tij i ka favorizuar me vendimin e fundit për Portin e Durrësit. Kushtetuesja rrëzoi padinë e 37 deputetët e opozitës, të cilët kërkonin shfuqizimin e marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara Arabe, që është nënshkruar me Qeverinë shqiptare për ndërtimin e marinës turistike, pasi e kanë konsideruar si një aferë korruptive.

“Skandalet e përditshme të "Rilindjes" nuk mund të errësojnë aferat mafioze miliarda euro siç është Porti i Durrësit.

Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj u pozicionua hapur në krah të grabitjes më të rëndë korruptive prej 2 miliardë euro të "Rilindjes" me pasoja katastrofike për ekonominë e vendit.

Prona më e rëndësishme në pikëpamjen strategjike dhe ekonomike e Shqipërisë do t’i jepet kompanive guackë me pronarë të fshehur. Pra, me pronarë të panjohur, me fonde të panjohura dhe që nuk u dihet origjina e tyre.

Nuk është një projekt strategjik! Ky është thjesht një projekt ndërtimi pallatesh dhe apartamentesh ku apartamentet shiten në "ajër".

Do të falen qindra milionë euro taksa! Do të falen 820 mijë metra katrorë me një vlerë dhe kjo qindra miliona euro!

Përjashtimi nga taksat është një shkelje flagrante e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, pasi trajton në mënyrë të diferencuar dhe diskriminuese bizneset e së njëjtës kategori.

Parlamenti Europian ka shprehur  shqetësimin duke deklaruar se: “është i skandalizuar me kontratën e Portit Durrës, me një kompani nga Emiratet e Bashkuara edhe pse kjo kontratë shkel Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me BE dhe megjithë paralajmërimet  e mëparshme të Parlamentit e Komisionit Europian.”

Asnjë vendim gjykate, nuk e pastron dot këtë aferë mafioze, e cila është dhe do të mbetet një llogari e hapur me popullin shqiptar!”- shkruan Meta.

Më këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, tashmë s’ka asnjë pengesë për ndërtimin e projektit të marinës, investim i cili shkon në vlerën 2 mld dollarë e pritet të sjellë një impakt edhe në ekonominë dhe turizmin në vendin tonë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është përfundimtar dhe futet në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare. Ndërkohë, pritet edhe publikimi i vendimit përfundimtar me argumentet që ka dhënë Gjykata Kushtetuese për rrëzimin e padisë. Vendimi është marrë me shumicë votash.

Çfarë parashikon projekti?
Projekti do të zhvillohet në një sipërfaqe trualli prej 812 600 m2, që nga investimi, i kalon në pronësi kompanive. Parashikohen 12 000 apartamenteve dhe 2 hoteleve me 850 dhoma në total. Projekti parashikon 80 000 metër katror hapësira të gjelbra, ose hapësira të hapura dhe një gjatësi plazhi 700 metra. Faza e parë nis në 2023-shin e zgjat për 5 vite, me vlerë investimi  € 595 milionë euro, dhe për fazën e dytë që pritet të nisë në 2028-ën, investimi është rreth 1 miliardë e gjysmë euro. Marrëveshja ka një jetgjatësi prej 35 vitesh, ndërsa përfundimi total i realizimit të projektit zgajt 20 vite. Qeveria shqiptare do të përfitoi gjatë gjithë kohës 33.3% të dividentit. Parashikohen 12 000 të punësuar.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 19/06/2023 15:38

    Ilir Meta eshte personi I fundit qe duhet te flasi per drejtesin? Por ne kete rast ka shum te drejt. Edi Rama is getting way with a murder.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen