Kushtetuesja rrëzon kërkesën
e PD për kompetencat e INUK

Kushtetuesja rrëzon kërkesën<br />e PD për kompetencat e INUK
TIRANË - Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Partisë Demokratike për pezullimin e efekteve të vendimit të qeverisë për kompetencat e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtarë, ndërsa për kushtetueshmërinë e këtij vendimi pritet që gjykata të shprehet nëpërmjet administratës duke zbardhur vendimin.

Partia Demokratike kërkoi nga Gjykata shpalljen si antikushtetues të vendimit të qeverisë që i jep të drejtë Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, të ndërhyjë në prishjen e ndërtimeve me dhe pa leje në të gjithë territorin, por Kushetetuesja e ka rrëzuar këtë kërkesë.

Në përfundim të procesit gjyqësorë, kreu i Gjykatës Kushtetuese njoftoi se vendimi do të bëhet publik nëpërmjet administratës së gjykatës, ku njëkohësisht tha se kërkesa e përfaqësuesve të opozitës për pezullim e efekteve të vendimit nr 932 deri në shprehjen përfundimtare të gjykatës për kushtetueshmërinë e këtij akti është rrëzuar.

HALIMI: TE BINDUR SE KU AKT ESHTE ANTIKUSHTETUES
Përfaqësuesi i PD, Eduard Halimi u shpreh se, kërkojmë që pronat e ligjshme të mos preken pa një vendim gjyqësor korrekt. “Gjykata na komunikoi se ka marrë vendim pa praninë e palëve, por kemi besim plotë se gjykata dhe nga debatet e ka të qartë se ky akt normativ për prishjen e ndërtimeve të ligjshme është kryekëput anti-kushtetues”, tha Halimi.

Në vendimin e qeverisë thuhet se, “Inspektorati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar do të ketë fuqi më të madhe vepruese në të gjithë territorin. Në mbledhjen e datës 30 shtator, qeveria, për të realizuar ndërhyrjen në të gjithë territorin ndaj ndërtimeve pa leje, i ka dhënë INUK-ut më shumë kompetenca për të vepruar, mbi kompetencat që i atribuonte ligji i mëparshëm.

Gjykata Kushtetuese nisi në orën 10:30 shqyrtimin e ankesës së PD-së, në lidhje me kompetencat e INUK dhe u mbyll në orën 12:00.
Përfaqësuesi i PD-së Ivi Kaso ka bërë të ditur se, vendimi numër 932 bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë.  Ndërkaq, përfaqësuesja e qeverisë, Edlira Jorgaqi, ka kërkuar që të rrëzohet kërkesa e PD-së. Sipas saj, “pala paditëse nuk legjitimohet në kërkesën që ka bërë në Gjykatën Kushtetuese” .

ORA 12:07 GJYKATA MBYLL SHQYRTIMIN, VENDIMI NE FAQEN E INTERNETIT
Pasi ka dëgjuar të gjitha palët në proces, Gjykata Kushtetuese e ka mbyllur shqyrtimin e gjyqësor për ankesën e Partisë Demokratike, në lidhje me kompetencat e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, (INUK).

Ndërkaq gjykata ka bërë të ditur se, vendimi në lidhje me këtë çështje do të bëhet i ditur nga administrata në faqen e internetit të institucionit.

Gjatë seancës, gjykata ka administruar provat materiale, ndërsa ka dëgjuar edhe palët në proces, Ivi Kason nga PD-ja dhe përfaqësuesen e qeverisë, Edlira Jorgaqi. Kjo e fundit ka kërkuar që të rrëzohet kërkesa e PD-së. Sipas saj, “pala paditëse nuk legjitimohet në kërkesën që ka bërë në Gjykatën Kushtetuese”. Sipas saj, “penalizohen vetëm ata që kanë ndërtuar pronë me procese apo mënyra antiligjore”.

ORA 10:38 ANKESA E PD PER INUK, NIS SEANCA NE KUSHTETUESE
Gjatë seancës, përfaqësuesi i PD-së Ivi Kaso ka bërë të ditur se, vendimi numër 932 bie ndesh me Kushtetutën e Shqipërisë. Sipas tij, INUK nuk mund të marrë vendime për ligjshmërinë e ndërtimeve pasi këtë gjë mund ta bëjë vetëm gjykata. Të pranishëm në këtë seancë, janë përfaqësuesit e opozitës dhe të qeverisë si palë në proces.
 
PD ka bërë ankesë në Gjykatën Kushtetuese për shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr.932, datë 30.09.2013 “Për unifikimin e kompetencave të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) në zonat me rëndësi kombëtare dhe në territor”.
 
Në fund të muajit nëntor të vitit 2013, Partia Demokratike depozitoi kërkesën për të shpallur si antikushtetuse vendimet e qeverisë për rritjen e kompetencave të INUK. Sipas demokratëve, vendimi për kompetencat e INUK-ut është antikushtetues sepse cenon të paktën 5 parime kushtetuese, që nuk njohin të drejtën e pronës dhe i japin qeverisë kompetencat e pushteti lokal dhe atij gjyqësor.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)