Kushtetuesja shqyrton sot mandatin
e Rakip Sulit, PD kërkon heqjen e tij

Kushtetuesja shqyrton sot mandatin<br />e Rakip Sulit, PD kërkon heqjen e tij
Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë sot kërkesën e Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetit socialist, Rakip Suli pas pretendimeve se përmes familjarëve të tij ai ka përfituar fonde nga buxheti i shtetit.

Në seancën e sotme ka folur juristi i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi i cili ka thënë se, Kushtetuesja duhet ti heqë mandatin Sulit, pasi ka shkelur ligjin. Ai ka shtuar se kjo çështje është kompetencë e Kushtetueses, pasi Suli ka përdorur kompaninë që administron djali i tij për të përfituar tendera nga operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Gjykata Kushtetuese duhet ti heqë mandatin, pasi Suli ka shkelur ligjin. Kjo çështje është nën juridiksionin e Kushtetueses. Suli ka përfituar e përfiton më një kontratë të OSHEE e Aurora grup në pronësi të Sulit. Edhe pse firmën Suli ja fali djalit, kjo se shmang nga konflikti interesit. Edhe sot Rakip Suli është zotërues i kompanisë Aurora Grup dhe pse ja ka dhënë aksionet djalit. OSHEE i ka dhënë Sulit një kontratë abuzive pa tender e garë për 3.5 euro /m2 qira” ka thënë Bardhi.

Ndërkohë, në seancë nuk ka qenë i pranishëm vetë Suli, i cili ëhstë përfaqësuar nga avokati i tij.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?