TIRANE- Gjykata Kushtetuese shtyu shqyrtimin e kërkesës së Partisë Demokratike për shpalljen si anti-kushtetuese të Aktit Normativ për buxhetin vjetor të vitit 2013. Ky vendim i Kushtetueses erdhi për shkak se qeveria nuk u paraqit në gjykatë, gjë që detyroi që seanca të shtyhej për në datën 11 shkurt. Ky vendimi i marrë solli edhe reagimin e Partisë Demokratike e cila ishte e përfaqësuar nga deputeti Eduar Halimi. Në një prononcim jashtë ambienteve të Gjykatës Kushtetuese, ish-ministri i Drejtësisë pohoi se ky është një akt i pa precendet dhe se qeveria duhet të ishte paraqitur në gjykatë pasi distanca ndërmjet godinave është shumë e afërt. “Sot ishte parashikuar të zhvillohej seanca gjyqësore për shpalljen si anti-kushtetues të aktit normativ i cili rriti borxhin në kurriz të qytetarëve shqiptarë.
Por edhe pse Këshilli i Ministrave kishte dijeni rregullisht siç u konstatua nga Gjykata Kushtetuese nuk paraqiti asnjë shkak të arsyeshëm të mosparaqitjes së tyre në seancë para Gjykatës, mungoi dhe refuzoi të përballej para qytetarëve, refuzoi të përballej përpara Gjykatës Kushtetuese me këtë akt të paprecedentë dhe skandaloz. Ky është akti më skandaloz ku Këshilli i Ministrave injoron gjykatën, injoron përballjen me qytetarët edhe pse ndodhet vetëm pak metra nga Gjykata Kushtetuese. Kjo është qeveria e skandaleve që po na bën vendin dhe po e shndërron Shqipërinë gaz në sytë e botës” tha Halimi.
Krahas kësaj, Gjykata Kushtetuese do të shqyrtoj sot akt-padinë tjetër të PD-së, atë për shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr.932, datë 30.09.2013 “Për unifikimin e kompetencave të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) në zonat me rëndësi kombëtare dhe në territor”. Në fund të muajit nëntor të vitit 2013, Partia Demokratike depozitoi kërkesën për të shpallur si antikushtetuse vendimet e qeverisë për rritjen e kompetencave të INUK. Në këtë akt-padi, demokratët dhanë argumentin e tyre juridik, sipas të cilit vendimi për kompetencat e INUK-ut është antikushtetues sepse cenon të paktën 5 parime kushtetuese, që nuk njohin të drejtën e pronës dhe i japin qeverisë kompetencat e pushteti lokal dhe atij gjyqësor. Kësisoj Partia Demokratike do të këmbëngul shumë në kërkesën e saj pasi kjo ka qenë një nga pikat e parë të debatit të ashpër parlamentar të vitit 2013.
Shkrimi u publikua sot (29.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com