Kushtetuesja: Thaçi krijon qeverinë
e re, nëse dështon drejton Haradinaj 

Kushtetuesja: Thaçi krijon qeverinë<br />e re, nëse dështon drejton Haradinaj 
PRISHTINË - Gjykata Kushtetuese në Kosovë i ka dhënë fund dilemës së presidentes Jahjaga se kë duhet të mandatojë për formimin e qeverisë e re.
 
Mediat kosovare bëjnë të ditur se Jahjaga do të mandatojë fillimisht Hashim Thaçin si drejtues të koalicionit që ka fituar zgjedhjet.
 
Më pas, nëse ai nuk arrin të krijojë qeverinë, presidentja duhet të nisë konsultimet partitë politike për t’i dhënë mundësinë për formimin e qeverisë atij koalicioni që ofron më shumë deputetë.
 
Sipas mediave vendase, vendimi i Kushtetueses do të publikohet ditët në vijim për shkak të çështjeve procedurale të brendshme.
 
Ende pa dalë vendimi i Gjykatës Kushtetuese, liderët e partive opozitare takohen në orën 17:00 të së hënës për të diskutuar hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrin në qeveri.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri