Kushtetuta, Moisiu: Partitë
zbatojnë dy standarte

Kushtetuta, Moisiu: Partitë<br />zbatojnë dy standarte
TIRANË – Ish presidenti i republikës Alfred Moisiu, gjatë një tryeze për realitetin aktual në Shqipëri dhe sfidat e ardhshme Kushtetuese dhe Ligjore pohoi se në Shqipëri mungon kultura e zbatimit të ligjit. Dhe një gjë e tillë, sipas tij e ka zanafillën tek politika, më shumë se sa tek qytetarët.


“Të gjithë e dimë se ka vendime të Gjykatës Kushtetuese për prishjen e ligjeve dhe ligje antikushtetuese por vazhdon sjellja me dy standarde ndaj Kushtetutës dhe ligjeve. Nëse kthejmë sytë nga sistemi qeverisës i përcaktuar në Kushtetutë të gjithë e pranojmë se zgjedhja ishte e mirë ndërsa në vitin 2008 u prish kjo balancë. Vitin e ardhshem kemi zgjedhjet e Presidentit i cili perfaqeson unitetin e popullit. Nje nderhyrje e duhur do te ishte zgjedhja nga populli e tij dhe jo nga një mazhorance e caktuar”, deklaroi ish presidenti.

Ai nuk fshehu shqetësimin për ndryshimet që iu bënë Kushtetutës, 3 vjet më parë, pavarësisht se ajo ishte një kontratë e qytetarëve me sistemin politik.
“Dy partitë shkelën kontratën me qytetarët. Ndryshimet nuk ishin formale por prekën thelbin e funksionimit të institucioneve. Disa ndryshime dobësuan institucionet dhe u dhanë fuqi partive si psh zgjedhja nga një mazhorancë e vetme e presidentit i cili zgjedh gjithçka më pas në këtë rrugë. I vetmi që mrekullisht i shpëtoi këtyre ndryshimeve ishte Avokati i Popullit. Në këtë këndvështrim kemi të drejtë të kthejmë sytë nga Kushtetuta për të analizuar çfarë ka shkuar mirë e çfarë duhet përmirësuar”, ka deklaruar Moisiu, duke mos fshehur kritikat për standartet e dyfishta që politika përdor, sipas interesave të saj.



  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg