Kushtëzimi i Serbisë për anëtarësim në BE me zbatimin e marrëveshjes, Stano: Po punojmë në përputhje me këto kërkesa

Kushtëzimi i Serbisë për anëtarësim në BE me zbatimin e marrëveshjes, Stano: Po punojmë në përputhje me këto kërkesa

Peter Stano

 Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, në pyetjen nëse BE-ja do të detyrojë Serbinë të zbatojë marrëveshjen me Kosovën duke e kushtëzuar me anëtarësim në bllok, tha se shtetet anëtare po punojnë në këtë drejtim.

“Puna në këtë drejtim po vazhdon në përputhje me kërkesën e vendeve anëtare”, tha Stano.

Megjithatë, ai s’u përgjigj nëse kjo do të ndodhë gjatë janarit.

Kërkesa për ndryshimin formal të kushteve në kapitullin 35 u bë nga shtetet anëtare të BE-së në konkluzionet e miratuara nga Këshilli për Çështje të Përgjithshme në dhjetor.

“Të gjithë e dinë se çfarë ata [Kurti e Vuçiq] duhet të bëjnë dhe ne presim të pranojnë këtë vit si një mundësi e mirë për të filluar që të punojnë fort, jo të diskutojnë formalitete, por të punojnë në substancë”, tha Stano.

Ai përsëriti se palët kanë bërë një zotim me Marrëveshjen e Ohrit dhe se marrëveshja është ligjërisht e detyrueshme.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Këshilli Bashkiak miraton vendimin për dhënien e bursave për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike

Tiranë/ Këshilli Bashkiak miraton vendimin për dhënien e bursave për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike