Kushti i LSI, Ditmir Bushati:PS, jo
peng, do të shkojmë në zgjedhje

Kushti i LSI, Ditmir Bushati:PS, jo<br />peng, do të shkojmë në zgjedhje
Qëndrimet politike të partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim vijojnë të jenë të ndryshme.
 
Edhe Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati theksoi se LSI ka shprehur një pikëpamje për zgjidhjen e krizës që nuk është e njëjtë me PS, pasi pikëpamja e PS është e bazuar në Kushtetutë.
 
I pyetur nëse PS është peng i aleateve të saj Bushati u përgjigj.
 
'Edhe sot Rama ka shprehur gatishmërinë për t'u ulur në tryezë dhe për të biseduar, PS është forca më e madhe në vend nuk është peng e asnjë force politike" tha ai.
 
Bushati i bëri thirrje partisë Demokratike që të respektojë marrëveshjen për të cilën votoi në korrik te një viti më parë, për reformën në drejtësi, teksa përsëriti se partia Socialiste do të shkojë në zgjedhje, me ose pa LSI.
 
"Shkodra është e shquar për shumë gjëra, por edhe për sport, është njëlloj si të thuash një ekip nuk është gati për të marrë pjesë në Botëror apo Europian, është në dorë të ekipeve për të marrë pjesë".
 
Deklaratat e ministrit të Jashtëm u bënë gjatë prezantimit të një projekti “Wikiacademy- Shqipëri” për trajnimin e të rinjve në përdorimin e platformave dixhitale.
 
Në këtë akademi marrin pjesë 100 nxënës nga 6 shkolla të qytetit të Shkodrës.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Foto-Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA

Foto-Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA