Dashi
Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill
Nëse keni pasur probleme në dashuri, deri të dielën do të sqaroni çdo gjë. Në punë, është një periudhë premtuese dhe do të vijnë lajme të mira për ju.
Demi
Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj
Kjo ditë mund t’ju japë vërtet emocione të bukura. Në punë, mund të keni disa mosmarrëveshje por bëni mirë t’i anashkaloni dhe të shihni cdo gjë në aspektin pozitiv.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor
Kushtojini vëmendje fjalëve që thoni dhe tregoni maturi në veprimet tuaja. Në punë përpiquni të mos bëheni pjesë e diskutimeve me shefat apo përgjegjësit tuaj.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik
Nëse duhet të flisni me partnerin ose të sqaroni një diskutim mes jush, bëjeni të shtunën. Ndërsa në punë do të përballeni me disa probleme të vogla që do të zgjidhen shumë shpejt.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht
Në dashuri nuk do të mungojnë emocionet dhe pasioni. Ndërsa në punë jeni në pritje të disa përgjigjeve, por bëni kujdes që të mos bëni hapa të gabuar.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator
Në dashuri këshillohet që të jeni të vëmendshëm për çdo situatë të papritur në të cilën mund të gjendeni. Në punë nuk do të ndodhë asgjë ndryshe prej ditëve të tjera, por përpiquni të mos nxisni diskutime.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor
Ditën e shtunë mund të lindin disa diskutime me partnerin/partneren. Ndërsa në punë, nëse keni diçka për të thënë, bëjeni deri në orën 11.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor
Në dashuri mund të lindin emocione të sinqerta, por ju duhet të bëni më shumë për të fituar zemrën e asaj/atij. Në punë, nga ana tjetër, keni ide të mira dhe nuk përjashtohet mundësia që një person i dashur për ju t’ju japë dorën.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor
Personat që sapo kanë nisur një histori dashurie do të përjetojnë momente shumë të bukura. Në punë përfitoni nga ky moment për të organizuar projekte të tjera.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar
Në dashuri këto nuk janë ditë të këqija por bëni kujdes që të mos humbisni kohë me ata që nuk e meritojnë vëmendjen tuaj. Në punë, do të vijnë përgjigjet e disa pikëpyetjeve që keni pasur në kokë prej ditësh.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt
Falë ndikimit të Hënës,të shtunën do të qartësoni çdo keqkuptim që keni pasur ditët e kaluara. Në punë, nëse ju duhet të bëni një kërkesë, është koha e duhur për ta bërë atë, por jini të kujdesshëm në atë që thoni apo shkruani.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars
Në dashuri duhet të keni durim. Nëse dikush që ju bën të humbisni durimin, mbani distancë. Në punë, po shkojmë drejt një viti të ri vërtet të rëndësishëm.