Lidhja mes aktorit Ashton Kutcher dhe aktores Mila Kunis është duke ecur në rrugën e duhur.

Mësohet se çifti hollivudian është duke i kaluar pushimet së bashku me prindërit e Kutcher në Iowa.

Aktualisht Kutcher është duke u ndarë nga bashkëshotja e tij Demi Moore.

“Ashton ishte vërtet i ngazëllyer në prani të Milas, e cila erdhi për të vizituar familjen e tij,"- është sjprehur një burim për mediat e huaja.

Ndërkohë Mila dhe familja e Ashton njihen prej kohësh për shkak se ajo dhe Kutcher njihen prej 14-vjetësh.

(xh.k/shqiptarja.com)