Për herë të parë që prej vitit 2013, Kuvajti ka dënuar me vdekje 7 persona mes të cilëve edhe Faisal Abudallah Al Jaber Al Sabah, pjesëtarë i familjes mbretërore dhe Princ i Kurorës.

Princi i akuzuar për vrasje me paramendim dhe për armëmbajtje pa leje është ekzekutuar ditën e djeshme së bashku me 6 persona të tjerë.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, Kuna, personat e tjerë të cilët u ekzekutuan në bazë të dënimit që ishte dhënë për ta ishin shtetas të huaj.

Gjithashtu bëhet  e ditur se Princi Al Sabah, u dënua për vrasjen e një Princi tjetër në vitin 2010.

Ndërkohë personat e tjerë janë dënuar pasi janë akuzuar për tentativë vrasjeje, vrasje, përdhunime dhe rrëmbime.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com