Kuvajt,Meta takon z/kryeministrin 
shtysë të re bashkëpunimit ekonomik

Kuvajt,Meta takon z/kryeministrin <br />shtysë të re bashkëpunimit ekonomik
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta në përmbyllje të vizitës zyrtare në Kuvajt ka takuar zv/kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Kuvajtit Sheik Sabah Khalid Al-Hamad Al-Sabah.

Gjatë takimit, Meta falënderoi zv/kryeministrin e Kuvajtit për mbështetjen që ky shtet i jep Shqipërisë si dhe për njohjen e shtetit të Kosovës. Gjithashtu ai vlerësoi marrëdhëniet që ekzistojnë mes dy popujve duke shtuar se duhet të përdoren për të shtyrë më tej bashkëpunimin në fushat ekonomike dhe tregtare. 

Meta vuri në dukje edhe rëndësinë gjeostrategjike të Shqipërisë në rajonin e Evropës Juglindore.

Sheik Sabah u shpreh se rajoni i Evropës Juglindore përfaqëson një zonë të rëndësishme dhe se Shqipëria si vend mik në këtë kuadër, ka një domethënie të veçantë për Kuvajtin. Në këtë kuadër  ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fortë që Shqipëria i dha Kuvajtit gjatë luftës.

Meta dhe Sheik Sabah ndanë bindjen se Komisioni i Përbashkët mes dy qeverive që do të mbahet brenda këtij viti, do t'i japë një shtysë të re intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve si dhe do të forcojë perspektiven e marrëdhënieve afatgjata dypalëshe.

Meta u shpreh se investimet kuvajtiane janë të mirëpritura në Shqipëri dhe në rajon, duke theksuar se Kuvendi i Shqipërisë e mbështet Qeverinë në implementimin e masave lehtësuese për biznesin kuvajtian si në drejtim të plotësimit të mëtejshëm të kuadrit ligjor, ashtu edhe në drejtim të lehtësimit të regjimit të vizave.

Ndër të tjera Meta dhe Sheik Sabah diskutuan gjithashtu mbi zhvillimet e fundit në të dy rajonet, duke ndarë bindjen se forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit është një kontribut për paqen dhe stabilitetin.

Gjatë qëndrimit në Kuvajt, Meta u prit gjithashtu nga Presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kuvajtit Ali Al Ghanem, nga Kryetari i Autoritetit Kuvajtian për Bujqësi dhe Burimet e Peshkimit  Jasem Mohammad Habib Al-Bader, si dhe u takua me përfaqësues të Fondit Kuvajtian për Zhvillim.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale